• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta si Ivanov: Nuk dekretoj qeverinë pas 25 qershorit

by Java News
13/06/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka kërcënuar me mosdekretim të qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryetari i Kuvendit në detyre në një deklaratë për shtyp, tha se nëse shantazhohen votuesit nuk do ketë dekrete as për kryeministrin dhe as për ministrat.

“Paralajmëroj cilindo që mendon se mund të verë dorë mbi votën e shqiptarëve, se nuk do ketë dekret as për kryeministër dhe as për ministër. Kush prek votën të mos shpresojë për dekretë, kush nuk e beson do ta provojë shumë shpejt. Nëse preket vota, nuk do ketë dekret as për kryeministër dhe as ministra“, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, me një gjuhë aspak diplomatike dhe të ashpër, ka sulmuar sërish paktin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas ish-kryetarit të LSI Rama po keqpërdor shtetin, ndërsa tha se Basha është në garë me PDIU për vendin e tretë

“LSI ka vetëm një garë, me shtetin që po keqpërdor ish-bashkëkryetari im, do jemi forcë e parë. Lulin nuk e ndihmoj dot në garën e dëshpëruar për vendin e tretë me PDIU. Në Elbasan është i pesti, Luli rrezikon të ngelet i katërti në shumë qarqe.  Basha e ka garën me PDIU për vendin e tretë, por nuk e ndihmojmë dot, PDIU po rritet pavarësisht sondazheve“, deklaroi Meta

Meta sulmoi edhe Drejtorin e Policise duke thënë se përdoret nga karteli i drogës

“Ka një aleancë mes Ramës dhe Bashës për të manipuluar publikun përmes frikësimeve dhe manipulimeve dhe keqpërdorimit të policisë, që drejtohet nga një prej përgjegjësve kryesorë të ndërmarrjes së drogës. I kam çuar mesazh Ramës lidhur me ‘Haki drogën’ që nuk do guxojë të përdorë policinë e shtetit përmes inskenimeve mafioze të tij. Shqiptarët e kanë lexuar planin e Ramës dhe Bashës dhe përgjigjja do jetë e paparë“, tha Meta.

Meta foli edhe me gjuhë kërcënuese për zgjedhjet.

“Mos të guxohet të preket vota e lirë, kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës, por e Ilir Metës. Ka ardhur ora të ndëshkohet karteli i drogës”.

Ai reagoi edhe sa i takon hedhjes me short të numëruesit të tretë mes LSI dhe PDIU. Meta tha se këto janë përpjekje për të frikësuar zgjedhësit dhe qytetarët. Sipas tij, LSI do ketë numërues në të gjithë vendin.

“LSI nuk rrezikon asgjë, janë përpjekje për të frikësuar qytetarët. LSI dhe PIDU do bashkëpunojnë për të garantuar votën e qytetarëve, jo vetëm ata që do votojnë për LSI e PDIU, por edhe ata që do votojnë për parti të tjera. Kjo s’është aleancë kundër LSI e PDIU, por kundër shqiptarëve, kundër zgjehdje të lira dhe demokratike. LSI e PDIU kanë komisionerë në gjithë Shqipërinë dhe do kemi bashkëpunim në gjithë Shqipërinë. Mos i shkojë kujt në mendje, askush të mos shpresojë që ve dorë në zfgjedhje dhe prek zgjedhjet se s’do ketë dekret për kryeministrin dhe as ministrat“, tha Meta./Javanews.al/a.ç

 

Next Post
Gjin Gjoni padit gazetarët për “vuajtje shpirtërore”, kërkon 11 milionë lekë dëmshpërblim

Unioni Gazetarëve: Gjin Gjoni të dorëhiqet pastaj të përballet në gjykatë me gazetarët

Comments 1

  1. . says:
    9 years ago

    nuk do te nfihmosh ti Lulzim Bashen ne gare?
    Kush jeni ju qe pretendoni te “ndihmoni”, ne procesin e lire te votimit demokratik
    Ju te ndihmoni, perkthehet, t’i hyni dallavereve te uleta per manipulim te vullnetit te sovranit, zoti dallaveraxhi

    A ka ende kompetenca parlamenti te terheqe emrin e ketij injoranti me zile nga presidenca sa pa shkelur ne te.

    Ky fshatar i shkurter si dhe vizionet e tij, te jete simboli i bashkimit te kombit tim? kurre ne bote

    Reply

Leave a Reply to . Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In