• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

by Ilir Beqaj
01/04/2026 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të shtyjë për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në seancën e sotme, ishte vetë Beqaj ai që argumentoi të gjitha arsyet pse gjykata duhet të ndryshonte masën e sigurisë ndaj tij. Beqaj ndodhet në paraburgim prej 21 muajsh.

Fjala e plotë:

E nderuar zonja gjyqtare,

Kërkesa ime mbështetet në nenin 260 të K.Pr.P. dhe lidhet me gjendjen aktuale procedurale, jo thjesht me rivlerësimin abstrakt të vendimit fillestar të datës 03.07.2024. Edhe nëse gjykata çmon se masa fillestare ka qenë e justifikuar në kohën e caktimit të saj, sot nevojat e sigurimit kanë rënë krejtësisht. Pas 21 muajsh paraburgim, me hetime të përfunduara, ekspertime të të dhënave digjitale të kryera, dëshmitarë të akuzës të pyetur dhe me kërkesa për gjykim të shkurtuar nga të gjithë të psndehurit, masa e arrestit në burg ndaj meje nuk është më masë e domosdoshme dhe proporcionale.

Siç edhe ju tashmë e dini prej datës 04.07.2024, unë jam në një masë shtrënguese “Arrest me burg”. Ndërsa sot jam para jush bazuar në të drejtën që më jep neni 260 i KPrP.

Pikat 1 dhe 2 të këtij neni sanksionojnë:

“1. Masat shtrënguese dhe ndaluese revokohen menjëherë kur del se mungojnë kushtet dhe kriteret e zbatimit të tyre.

2. Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet, gjykata e zëvendëson masën me një tjetër më të lehtë.”

A jam unë sot përpara një situate që lidhet me pikat 1 dhe/ose 2 të këtij neni? Unë mendoj se po dhe më lejoni të jua shpjegoj pse.

Por, fillimisht, edhe pse jemi përpara një fakti të kryer dhe se ajo që do të them nuk ka lidhje konkrete me vendimmarrjen tuaj të sotme, më lejoni të jap konsideratën sa vijon. Në vendimin e datës 03.07.2024 që më është vendosur masë sigurie, vendimamarrja është bazuar në nene të KPrP ku flitet vetëm për të pandehurin dhe jo për personin nën hetim. Në praktikën proceduese dhe gjyqësore ky nuk është i vetmi rast që merren vendime që nuk bazohen në ligj. Madje GJL e interpreton nenin 230 me zgjerim, sepse i referohet edhe personit nën hetim me këtë nen. Neni 230 flet vetëm për të pandehur, ndërsa personi nën hetim nuk përmendet fare. Ndërkohë që doktrina e ndalon interpretimin me zgjerim të procedurës penale. E bëra këtë deklaratë se dua të jetë e shënuar në procesverbalin e kësaj seance.

E nderuar zonja gjyqtare,

Ka praktikisht një vit që jemi në seancë paraprake. Po pse po vij sot me këtë kërkesë dhe nuk kam ardhur më parë?

Në datë 26.06.2025, dmth para 9 muajsh, kam bërë kërkesë në GjK për rrëzimin e vendimit të datës 03.07.2024.

Në datë 26.09.2025, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta pranojë këtë kërkesë dhe ka njoftuar se shqyrtimi do të bëhet në 23.12.2025. Në fakt dispozitivi u shpall në 28.01.2026, ndërsa arsyetimi u bë publik vetem para 4 javësh nga sot. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam pritur vendimin e GJK. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën time (5 pro dhe 2 kundër). Në arsyetimin e saj gjykata edhe pse është mbledhur në datë 28.01.2026, ka vlerësuar ekskluzivisht situatën në datë 03.07.2024.

Ndërkohë në datë 27.03.2026 kam mbaruar mbrojtjen time para jush, edhe pse ende nuk është shprehur ende mbrojtësi im ligjor.

Le të vijmë tek 3 kushtet e pikës 3 të nenit 228 të KPrP.

Germa a, sanksionon se: “kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit”.

Lidhur me gërmën a) deklaroj sa vijon:

Së pari, më mirë se kushdo nëse unë rrezikoj marrjen e provave këtë e di organi i akuzës. Sipas përmbajtjes së dosjes hetimore, nga 20.09.2023 deri në 04.07.2024, jam ndjekur, përndjekur, gjurmuar dhe përgjuar nga organi i akuzës. Në këta 9,5 muaj nuk kanë gjetur asnjë veprim timin, në dëm të provave dhe nuk kanë gjetur asnjë ndikim tek personat që kanë marrë në pyetje.

Së dyti, në datën 27.03.2026, kërkova vetëm që të merren dokumentat origjinalë në SASPAC. Është provuar që nuk kam bërë asnjë përpjekje për të ndikuar në këto prova nga data 28.12.2023 kur jam njohur me këtë procedim penal deri në 04.07.2024. Kam kërkuar përkthim zyrtar të dokumentave. Kam kërkuar dhe ekspertim financiar. Nuk ka asnjë mundësi se si të ndikoj tek këto prova. Ekspertimi i kompjuterave dhe telefonave celulare ka perfunduar. Pyetja e të gjithë punonjësve të SASPAC ka përfunduar, po ashtu dhe marrja e dëshmisë e çdo personi që ka vlerësuar organi i akuzës. Duke kërkuar gjykim të shkurtuar kam hequr dorë nga kontradiktoriariteti i deklarimeve të çdo personi që ka dhënë dëshmi gjatë fazës së hetimeve.

Gërma b, sanksionon se: “kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet”. Besoj se në rastin tim është fjala për pjesën e dytë, pra ekziston rreziku që unë të largohem.

Së pari, dua të evidentoj se unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë.

Unë kam dy procedime njëherazi në SPAK. Në të dy këto gjykime, ju e nderuar zonja gjyqtare keni qënë pjesë në faza të caktuara të gjykimit. Besoj se keni konstatuar se unë jam prezent në çdo seancë personalisht, vij i përgatitur, nuk përtoj të evidentoj çdo gjë që vlerësoj që duhet ti paraqes gjykatës. Në procedimin penal 13/2020, siç ju jeni në dijeni, kam kërkuar gjykim të zakonshëm. Është në interesin tim të mos i shmangem atij gjykimi.

Së dyti, gjykatat kanë vlerësuar se ekziston rreziku se unë mund të largohem sepse veprat penale për të cilat hetohem kanë dënime të larta. Gjykatat që kanë vlerësuar masat e sigurisë në datë 06.07.2024 dhe 07.08.2024 i kanë lënë detyra organit të akuzës të hetojë dhe të gjejë prova bindëse për akuzën e korrupsionit pasiv dhe mashtrimit. Gjatë hetimeve, edhe në datë 30.12.2024, gjykata urdhëroi organin e akuzës të bëje ekspertizë financiare. Organi i akuzës pati 9 muaj kohë dhe nuk i provoi dot këto akuza, pavarësisht se i ka të përfshirë në njoftimin e akuzës. Duke qënë se akuza për korrupsion dhe mashtrim me pasoja të rënda është e paprovuar, akuzat tjera e kanë dënimin maksimal jo të lartë. Unë ju kam parashtruar qëndrimin tim në 27 mars 2026 se edhe për këto akuza jam i pafajshëm. Ndërkohe, në jurisprudencën e GJKKO, për veprat penale të mosdeklarimit të pasurisë dhe të shkeljes së barazisë në tender, vendimet e zakonshme për masën e sigurisë janë më të lehta se “Arrest me burg”.

Së treti, unë kam kryer deri sot 21 muaj burg dhe duke qënë se jam në paraburgim kam kryer praktikisht 31.5 muaj të një dënimi eventual. Në vendimin për çështjen time, GJK ka arsyetuar se e drejta për garanci pasurore sipas nenit 28, pika 3 të Kushtetutës “lidhet me kohëzgjatjen e masës, në rast të kontrollit vijues të vendimeve për caktimin e saj.”

Gërma c, sanksionon se: “kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet”.

Për mua ka qënë absurde qe në krye të herës arsyetimi i gjykatave se ekziston rreziku të kryej krime të të njëjta apo më të rënda. Veprat për të cilat procedohet presupozuojnë ushtrimin e një funksioni publik ose një mundësi konkrete ndikimi në procedura administrative/prokuruese. Duke qenë se nuk ushtroj më funksion publik që prej 20.11.2023 dhe duke kërkuar zëvendësimin e masës me arrest në shtëpi, rreziku i përsëritjes së veprave të të njëjtit lloj është praktikisht i neutralizuar. Lidhur me personalitetin, më lejoni të them se pas 1,5 vjet hetime në procedimin penal 190/2023 nuk u provua asnjë qindarkë përfitimim i paligjshëm duke ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm te SASPAC. Në procedimin penal 13/2020 jam hetuar për korrupsion dhe nuk është ngritur akuzë. Jam hetuar në 2016 dhe 2017 për shpërdorim detyre dhe korruosion por çështjet penale janë pushuar me vendim.

Praktika gjyqësore e GJKKO njeh ndryshimin e masës edhe në fazën e seancës paraprake, kur nevojat e sigurimit janë zbutur. Psh në rastin e Sali Berisha, masa e sigurisë ështe ndryshuar në seancë paraprake.

E nderuar zonja Gjyqtare,

5 arsyet e mëposhtëme:

– Çfarë parashtrova më sipër

– 21 muaj paraburgim

– Përfundimi i hetimeve

– Të gjithë te pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar

– Vendimi i GJK për kërkesen time, posaçërisht arsyetimi për garancinë pasurore

janë rrethana të reja sipas kërkesave të pikave 1 dhe 2 të nenit 260 të KPrP.

Prandaj kërkoj zëvendësimin e masës së arrestit në burg me masën arrest në shtëpi, si një masë e mjaftueshme për të garantuar zhvillimin e rregullt të gjykimit në vijim. Sidoqofte, në alternativë, kam kërkuar edhe zbatimin e garancisë pasurore.

Faleminderit

Next Post

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas largimit të Sylvinhos, zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare

Pas largimit të Sylvinhos, zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare

May 19, 2026
Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

May 19, 2026
CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

May 19, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

May 19, 2026
Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

May 19, 2026
Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

May 19, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

May 19, 2026
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

May 19, 2026
Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare

Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In