• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

by Java News
01/04/2026 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hermes Kafexhiu

“Veliaj paguan mediat”, “Gruaja e Veliajt ka mbetur shtatzënë për të hequr akuzat”, “Veliaj lobon ndërkombëtarisht për të goditur SPAK-un”, “Vëllai i Veliajt zbërthehet nga Olsi Dado” e të tjera si këto që në fakt i ngjajnë atyre lajmeve që rëndom gazetarët nëpër tavolina i quajnë si gjobëvënie, ku ca lapsa të thyer merren me “intimitete e administratës publike” për t’i rënë më qafë ndonjë qefliu që i rrëshqet këmba.

Mirëpo kjo qasje për ta banalizuar historinë e procesit të Veliajt është më shumë një qasje frike. Nëse dikujt i ka shkuar mendja se disa media, apo disa gazetarë nuk do të vendosin pikëpyetje mbi proceset, e kanë gabim.

Edhe gabimi tjetër është se jo domosdoshmërisht ne që kemi vendosur pikëpyetje mbi procesin e Veliajt, kjo nuk do të thotë të na bëjnë pis.

Identifikimi i imazhit të Veliajt me korrupsionin është dobësuar çdo ditë e më shumë kundrejt imazhit të SPAK që lidhur me këtë proces e më shumë po zbehet, sa blofi i akuzave po i del si mbreti lakuriq.

E keni vënë re ç’bëhet vërdallë?!

Janë po të njëjtët që nxjerrin statuse në faqe informale, me dorën e ndonjë ish-këshilltari ministri që fshihet pas gishtit nga frika se mos tëmthi i monitoruar i del i shëruar nga paraburgimi dhe pastaj karma i kthen interesat në kolaps.

Po le të themi disa të vërteta.

Çfarë ka bërë faktikisht Erion Veliaj?!

Pikërisht Veliaj, nga qelia, nisi një fushatë politike me SPAK-un, duke e kthyer kauzën e persekutimit në një narrativë publike, nga policia që e rrethoi mes operacionit me një vigjilencë mbresëlënëse, sa kishin më shumë hall mos ikte dhe tëmthi bashkë me Veliajn dhe, deri te fushata që theksoi rastet flagrante të paraburgimit.

Shpesh dëgjohet se “tani që u arrestuan vetë, folën, ndërkohë që qytetarët e tjerë që arrestoheshin më parë i lanë në baltë”. Kjo është relative. Afërmendsh, do të kishte më shumë bujë po ta ngrinte si kauzë Veliaj, edhe pse e vuan në kurrizin e tij paraburgimin, për faktin se është person publik me një fuqi mediatike të konsiderueshme. Për këtë arsye, drejtësia hasi një rezistencë dhe u zhvillua një fushatë për të ngritur një ballafaqim të ri me drejtësinë.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim pa dyshim politikisht, edhe sikur akuzat të jenë të vërteta, sepse fakti është që ato ende janë të paprovuara dhe për më tepër, se janë të paprovuara, janë edhe pa ndonjë rezistencë nga ana e tij për t’i ikur procesit.

Veliaj me një logjikë të thjeshtë mbrojti statusin e të qenit kryetar, pa treguar asnjë tendencë largimi nga akuza.

Izolimi i tij ka karakter politik nga SPAK-u për ta bërë “kokë turku” në tavolinat e Brukselit që ja, ne gjasme me investimin tuaj kapëm një peshk të madh në detyrë.

Edhe ta mendosh se sa ironike është e gjithë kjo, kur ky “peshku i madh” Veliaj mbahet në paraburgim pa asnjë flagrancë korrupsioni, pa asnjë provë konkrete të ndonjë bisede personale mes vartësve, pa asnjë shkëmbim personal llogarie me ndonjë përfaqësues tregu.

E gjitha është shtruar si një slogan “Anti-Veliaj” dhe është servirur si një telenovelë, duke përfituar nga militimi i paskrupullt i një pakice të zhurmshme që prej 2009-s i uron kryqëzimin.

E gjitha është me dy standarde dhe deri diku sa e frikshme dhe qesharake, sepse pikërisht ata prokurorë që shkojnë në sallën e gjyqit me artikuj gazetash, frymëzojnë sloganin “Anti-Veliaj” për mos të kërkuar lirinë Veliaj nëpërmjet gazetave.

E gjitha buron nga një padituri e qëllimshme, sepse ka një shembull të qartë në gjithë historinë e proceseve, që është ai Bettino Craxi-t, që pas reformës në drejtësi në Itali ngritën renë e propagandës me procesin “Mani Pulite” si procesin që po provonte drejtësinë me akuzën se Craxi me ndihmësin e tij kishin vjedhur fondet për bojën e stilolapsave që përdoreshin për anëtarët e partisë.

Nga ana tjetër, së fundmi ka plasur një fushatë kundra vendimit të Sokol Sadushit, duke qenë kaq hipokrite e duke na bërë për budallenj sikur gjasme memoria jonë është kaq e vogël.

Të njëjtët që dikur hodhën dyshime mbi provat e videos Meta-Prifti, duke e quajtur “të montuar” për interesa politike, tani sulmojnë Sadushin duke pretenduar ndërhyrje në drejtësi.

Atëherë u vleu Gjykata e Lartë për veprimet që bëri, sot jo. Edhe tjetra që duhet theksuar, Sadushi ka ndërmarrë një veprim tërësisht procedural, kurse Gjykata e Lartë atëherë dha vendim.

Dikur thonin se provat e një videoje ishin të pavlefshme sepse rezultati politik nuk i shërbente.

Sot thonë se vendimet e një institucioni të pavarur janë politike, pikërisht sepse nuk i shkojnë një partie të caktuar ose një grupi të caktuar.

Është një e njëjta logjikë selektive që dobëson shtetin ligjor.

Çështja e Sadushit nuk është thjesht një debat për një emër, është një test për pavarësinë e Gjykatës së Lartë, për integritetin e drejtësisë dhe për aftësinë e shtetit të qëndrojë mbi propagandën.

Kush e harron këtë, harron se shteti ligjor nuk është lojë fjalësh, por institucione që veprojnë sipas rregullave.

E gjitha është një bllof dhe të gjithë ata e dinë se thjesht Veliajt i kanë marrë kohën vetëm për pak kohë, sigurisht me një kosto të madhe mbi lirinë, por ata e dinë që ai do të dalë herët e vonë.

Edhe e gjithë frika e tyre është se që kur bën gjithçka për mos ta parë në televizor, edhe nga burgu iu del sërish.

Po frikë kanë edhe për mënyrën sesi iu del, se e parashikuan që nuk do ta kthente paraburgimin në kauzë politike, persekutimin në narrativë publike dhe mbi të gjitha mungesën e lirisë, jo në viktimizim personal por në krizë sociale.

Next Post
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In