23 vjet më parë, më 19 tetor të vitit 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lume” nga Papa Gjon Pali II.
Nënë Tereza, humanistja shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqen ishte simbol i ndihmës dhe respektit për më të varfërit, të cilëve u kushtoi jetën. Ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës u mbajt në maj 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku morën pjesë rreth 500 mijë persona nga e gjithë bota, përfshirë një numër i madh shqiptarësh.
Vite më vonë, më 4 shtator 2016, ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke marrë emrin shën Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza, me emrin e vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Në moshën 18-vjeçare, ajo u largua nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4500 motra dhe ishte aktiv në mbi 133 shtete. Shenjtorja fliste rrjedhshëm pesë gjuhë, bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.
Në vitin 1991 ajo u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Deri në vitin 1996, Tereza ka operuar 517 misione në mbi 100 vende.
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqipëri iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inaugurua edhe busti i saj.
Në nderim të figurës dhe veprës së saj humanitare, emri i Nënë Terezës është përjetësuar edhe përmes dekoratave shtetërore.
Dekorata “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. /TemA/











