• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Idhujtarët e idhujtarizmi nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë!

by Ardi Stefa
24/05/2026 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

A është normale që një parti, që pretendon se solli demokracinë, të ketë të njëjtin kryetar edhe pas 36 vitesh?
Aspak!

Ose nuk e ka sjellë demokracinë, ose nuk e ka kuptuar kurrë çfarë është ajo.

Demokraci nuk është që të ndërrohen qeveritë, të plaken militantët, të largohen themeluesit, të thinjen votuesit, të mpaken shpresat, ndërsa kryetari të mbetet aty si bust prej bronzi; si idhull; si totem. Apo si relike politike që nuk e lë askush të preket edhe pse partia mund të jetë rrënuar, copëtuar, tkurrur apo kthyer në sekt.
Demokracia nis pikërisht aty ku partia nuk uzurpohet dhe aty ku me statut, pavarësisht se mund të jetë e dhimbshme për disa, largohet “lideri i përjetshëm”. Demokracia nis aty ku partia nuk trajtohet si pronë private, vula nuk trashëgohet me tapi dhe militantët nuk sillen si militarë para një “udhëheqësi” politik.

Në demokracitë normale ndërrohen liderët, sepse idetë konsumohen, njerëzit gabojnë dhe koha ecën. Vetëm në regjime, në sekte apo në parti të ndërtuara mbi kultin e individit, kryetari trajtohet si pronar i vulës, logos dhe fatit të militantëve.

Tallja më e madhe qëndron në faktin se flasin çdo ditë për pluralizëm, por brenda partisë janë autokratë, nuk durojnë as pluralizmin e mendimit apo të fjalës. Kush flet apo mendon ndryshe përjashtohet, shpallet tradhtar, i shitur, armik apo i infiltruar, i lidhur me botën e krimit, pavarësisht se nuk kanë asnjë fakt dhe “armiqtë” nuk kanë kaluar ndonjëherë me kundërshtarin.

36 vite me të njëjtin lider nuk janë demokraci. Janë histori varësie politike dhe mumifikim politik. Janë azil nostalgjik për njerëz që ende jetojnë me vitin 1990 në kokë dhe me frikën se pa “udhëheqësin historik” partia shpërbëhet si kasolle pa trarë.

Prova se partia nuk ndërtoi institucione, por investoi në adhurues. Nuk krijoi garë, por bindje; nuk prodhoi elitë, por oborrtarë. Është prova se pas 36 vitesh nuk arritën të prodhojnë asnjë figurë që të zëvendësojë plakun e përhershëm të politikës.

Fatkeqësi që një parti që ulërin çdo ditë se solli pluralizmin njeh vetëm një emër, një zë, një vulë dhe një nerv.

Fatkeqësi që kryetari i përjetshëm i idhujtarëve kundërshtarët i quan diktatorë dhe autokratë, ndërsa vetë sillet si kryetar fisi që nuk lëshon fronin as kur partia digjet, copëtohet apo katandiset në turmë militantësh që mbrojnë një njeri dhe jo ide.

Në Dhjetor 1990 u ngritëm kundër kultit të individit. Sot në 2026-ën përsëri kult individi. Humbet partia, humben zgjedhjet, humbin qytetarët, humb shpresa, ndërsa kryetari mbetet po aty me justifikime nga më qesharaket, ngaqë askush nuk guxon ta hedhë, nga frika se mos prishet miti; nbetet aty, sepse te ky mit ka investuar edhe kundërshtari politik që ta përdorë si gogol për të mobilizuar elektoratin e vet dhe ta shkatërrojë përsëri në zgjedhje; ta përdorë si alibi për të mbuluar korrupsionin dhe keqqeverisjen në këto 13 vjet.

Në vende normale e me demokraci normale liderët largohen kur humbin.
Në PD jo!
Referendumi për rikonfirmimin në Partinë e Berishës si proces është punë e tyre. Berishën duan, Berishën le të mbajnë.

Përpjekja për të na e paraqitur si demokraci, për të na e imponuar si të drejtë e të domosdoshme, për të na e justifikuar si të vetmen e të duhurën, është e ulët dhe fyese për inteligjencën tonë. Ajo mund të ketë vlerë vetëm për ca militarë, por opozitarizmit shqiptar e Shqipërisë i bën dëm!

Një parti me kryetar të përjetshëm nuk është parti demokratike, por sekt me logo.

Next Post
Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu drejtori i IMT-së së Himarës

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu drejtori i IMT-së së Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!”- Protestuesit e maskuar përdhosën monumentin “Lahuta e Malcis” në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Në tokën e Gjergj Fishtës… (VIDEO)

“Fali o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!”- Protestuesit e maskuar përdhosën monumentin “Lahuta e Malcis” në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Në tokën e Gjergj Fishtës… (VIDEO)

October 19, 2026
Manchester City shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare në Premier League -

Manchester City rrezikon një dënim historik, mund t’i hiqen aq pikë sa mund ta mbajnë dy vite në Championship!

October 19, 2026
Këlliçi: Dy makina ujëhedhëse në Rinas, Rama po përgatitet të godasë protestuesit!

Këlliçi: Dy makina ujëhedhëse në Rinas, Rama po përgatitet të godasë protestuesit!

October 19, 2026
OKB: Do të shkurtohen ndihmat për 500,000 njerëz në Gaza, pasi fondet po pakësohen

OKB: Do të shkurtohen ndihmat për 500,000 njerëz në Gaza, pasi fondet po pakësohen

October 19, 2026
Samiti i urgjencës në “Palazzo Chigi”, qeveria italiane shqyrton masat ndaj kaosit urban dhe dhunës nga të miturit!

Samiti i urgjencës në “Palazzo Chigi”, qeveria italiane shqyrton masat ndaj kaosit urban dhe dhunës nga të miturit!

October 19, 2026
Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

October 19, 2026
Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

October 19, 2026
VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

October 19, 2026
Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

October 19, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com