• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I vrarë nga Hamasi, del në kinema vepra e regjisorit izraelit

by A M
19/11/2023 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në moshën 22-vjeçare, Yahav Winner u bë dëshmitar i vdekjes së një personi para syve. Një raketë e lëshuar nga Gaza e afërt goditi babanë e mikut të tij më të mirë, duke e vrarë atë në çast. Më shumë se një dekadë më vonë regjisor i njohur, Winner bëri një film të shkurtër të titulluar “The Boy” ku edhe trajton këtë ngjarje që shënoi jetën e tij.

Nuk ishte filmi i parë me temën e sulmeve me raketa në vendlindjen e tij Kibbutz Kfar Aza ku ai u rrit, i cili shtrihet vetëm disa kilometra nga kufiri i Rripit të trazuar të Gazës. Më 7 tetor, militantët e të Hamasit pushtuan Kfar Azën. Kur ata u përpoqën të hynin në shtëpinë e familjes së Winner, ai, gruaja e tij si dhe vajza e tyre e mitur Shaya u fshehën në një dhomë të  sigurt.

Teksa militantët e armatosur u përpoqën të hapnin dritaren e dhomës së sigurt, Winner e mbajti atë fort të mbyllur, duke i kërkuar  bashkëshortes së tij  Atar që të vraponte  së bashku me vajzën e tyre drejt një vendi të sigurt.

 “Në një sekondë, militantët e Hamasit hapën dritaren e dhomës. Pataj Jahev nuk tentoi të  shkonte tek dera por tek dritarja. Ne patëm një kontakt me sy, nuk ishte  një lamtumirë e  gjatë, dhe ai luftoi kundër tyre.Unë ika me vajzën , pa këpucë, pa asgjë , vetëm me pizhame.”

Më vonë Atari mësoi se Winner ndërroi jetë pikërisht pranë dritares që e kishte mbajtur të mbyllur për kaq gjatë, i vrarë nga militantët që kishin bombarduar shtëpinë plumba. Pesë javë nga vdekja e tij, filmi “The Boy” tani po shfaqet për  publikun  në Tel Aviv për të nderuar regjisorin e ndjerë.

“Kur pashë për herë të parë filmin m’u kujtua jeta e bashkëshortit tim të ndjerë dhe stresin që ai përjetoi,dhe ky është Barak ,personazhi kryesor në film I cili më kujton jahev dhe jetën që ai kaloi. Ai ishte një hero. Kaq i talentuar.”

E veja e regjisorit shpjegon se në fakt historia e filmit është e bazuar në përvojën jetësore të tij.

 “Jahav  u frymëzua nga historia e tij personale, dhe nuk ka asnjë djalë në film. Filmi titullohet (Djali) sepse të gjithë e trajtojnë atë si një djalë, sepse nëse dikush vuan nga çrregullimi i stresist post-traumatik, është e vështirë për të që ta konsiderojnë të pjekur. Pra, filmi është si një mbyllje e përvojës së tij që ai kaloi. Dhe është shumë e çuditshme që ai u kthye në vendin ku pa babain e mikut  të tij më të mirë të vdekur para syve të  tij, të vrarë nga raketa dhe të mendosh që edhe ai pati të njëjtin fat. Mendoj se është një cikël  i çuditshëm i jetës.”

Gjatë shfaqes së filmit, një skenë që përfshin personazhe që strehoheshin gjatë një sulmi me raketa bëri që audienca të përfshihej dhe shumë të shpërthenin në lot. Atari dhe Winner, të cilët kishin studiuar së bashku në shkollën e filmit, ishin një çift që përveç jetës ndanin së bashku edhe vendin e punës. Winner ishte regjisori dhe Atari ishte skenaristja.

 “Në fakt, ai ishte i vetmi  person mendimi i të cilit kishte rëndësi për mua. Edhe nëse të gjithë më thonin  se dicçka është e keqe,  dhe ai më thoshte se është mirë , ishte mendimi i tij që kishte rëndësi. Ai ishte personi më i rëndësishëm për mua,  jo vetëm në aspektin profesional, por edhe personal. Do të më duhet ta imagjinoj gjithmonë  brenda kokës sime, por ai ka ikur.”

Atari është ende në  përgatitje të një filmi tjetër të bashkëshortit të saj të ndjerë të titulluar të “Kibbutz Legend”, filmi i pestë dhe i fundit i regjisorit, xhirimet e të cilit përfunduan pak para vrasjes së tij.

“Ne përfunduam xhirimet e një filmi të gjatë që e shkruam së bashku për tre muaj, dhe që e xhiruam së bashku kur Shaya ishte brenda barkut tim atëherë. Në atë kohë unë isha tetë muajshe. Dhe unë do ta montoj atë film, dhe ai flet për ‘Legjendën e Kibucit’. Është historia e fundit përkujtimore, ju e dini ngjarjen e Kibbutz-it të Kfar Azës. Dhe shumica e aktorëve, kanë ndërruar jetë.”

Në film, si Winner ashtu edhe Atari, e cila ishte ende shtatzënë në kohën e xhirimeve, luajtën rolin kryesor, dhe kasti ishin të gjithë miq dhe familjarë  të çiftit, shumica e të cilëve ndërruan jetën gjatë sulmeve të 7 tetorit.

“Pra, të gjithë njerëzit që shoh në ekran, shoh traumën, por për shkak të kësaj, ndjej nevojën për ta bërë atë film. Sepse është gjëja e fundit që është nga Kibbutz. Dhe njerëzit e parë që do t’u tregoj se filmi nuk është festival, janë miqtë e mi nga kibuci. Dhe unë do t’u tregoj vendin që kishim dikur. Dhe ishte një komunitet i bukur që ndihmuan njëri-tjetrin dhe dolën vullnetarë.”

/a.d

Next Post
Morën me forcë një 18-vjeçar dhe e futën në automjet, dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti

Morën me forcë një 18-vjeçar dhe e futën në automjet, dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti

Comments 1

  1. FREE PALASTIN says:
    2 years ago

    O MINXHOZI JE DHE GAZETAR SERIOZ PER MU FLAS…. PO SI SE KENI THON I SHKRONJ PER PALESTINEN.MBI 12000 TE VRAR NGA KTO 6000 FEMI NEN MOSHEN 14 VJEC EDHE MBI 11000 TBURGOS (PENGJE)…..NUK JAM PRO DHUNES DHE VRASJES PO TPAKTEN ICIK BARABART….APO EDHE JUVE JU KA KAP IS***L PREJ BOLESH SE AS EMRIN SJA THEM DOT…..(JU KA TREDH)

    Reply

Leave a Reply to FREE PALASTIN Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In