• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I njohur si ‘i forti i kryeqytetit’, si u kthye Ervis Martinaj ndër personat më të kërkuar nga policia?

by
11/08/2022 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervis Martinaj, në arrati nga autoritetet dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot rezulton i zhdukur pas denoncimit që familjarët e tij kanë kryer në polici.

Por si u kthye Martinaj, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti i kryqytetit’ ndër emrat më të përndjekur nga policia e shtetit dhe jo vetëm?

Gjithçka nis në vitin 2013 ku Martinaj kërcënon me jetë, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit. I rritur në Laç dhe banues në Tiranë, Martinaj asokohe u dënua me burg dhe disa herë u gjobit për organizimin e palejuar të lotarive në kryeqytet.

Në 2015 , i riu nga Burreli dënohet 1 vit e 4 muaj për vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit.

Martinaj, një emër i njohur për policinë prej kohësh, figuronte dhe në dosjen gjyqësore kundër Emiljano Shullazit. Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit.

Me 4 tetor të vitit 2018, një prej dyqaneve më të shtrenjtë e më të njohur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kthehet në skenën më të bujshme të krimit. Atë ditë Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zones, nga ku jo të gjithë dolën të gjallë. Viktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.

Në gusht të vitit 2019 në Tiranë u ekzekutua ish polici Santiago Malko, ndërsa në hetimet e SPAK nënvizohet se plani ishte edhe vrasja e Ervis Martinaj.

Për këtë vrasje, u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg. Në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.

Saga e vrasjeve nuk mori fund  pasi  miqtë apo bashkëpunëtorët e Martinajt ranë pre e atentateve nga persona që dyshohet të jenë rivalët e tij.

Në 22 korrik të këtij viti atentat iu krye  mikut të tij Ylli Brahimaj në Milot, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Rasti i fundit ishte i Fushë-Krujës kur u zu në pritë 23-vjeçari Brilant Martinaj së bashku me dy shokët Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ndërsa në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në Audin e bardhë, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.

Duket se kundërshtarët  vranë një nga një bandën e Martinajt, ndërsa me zhdukjen e tij sot dyshimet se mund të jetë ekzekutuar dhe vetë ai janë të mëdha.

Po ashtu, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili zbërtheu 8 grupe kriminale në vend, në dëshminë e tij në SPAK tha se ishte Martinaj ai që e ka paguar plot 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk është vënë në jetë.

/e.d

Next Post
“N.L dhe A.H manipuluan dosjen për mua”, Meta shfrenon fantazinë: Rama ka në plan të djegë zyrat që të zhduken dokumentet!

“N.L dhe A.H manipuluan dosjen për mua”, Meta shfrenon fantazinë: Rama ka në plan të djegë zyrat që të zhduken dokumentet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! Ndezin zjarr para Kryeministrisë, tymi i zi mbulon sheshin

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! Ndezin zjarr para Kryeministrisë, tymi i zi mbulon sheshin

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

October 24, 2026
Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha deri tani i mungon sheshit (FOTO)

Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha deri tani i mungon sheshit (FOTO)

October 24, 2026
Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

October 24, 2026
I katërti në botë, Erkand Qerimaj akuzon: Ekipi ynë nuk ka një fizioterapist!

Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën

October 24, 2026
Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

October 24, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Protesta e dhunshme, Gjykata e Tiranës liron një tjetër të arrestuar nga Policia (EMRI)

October 24, 2026
“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In