Partia Demokratike ka paralajmëruar të jetë ombrella e një proteste në Tiranë, ku do mblidhen studentë e pedagogë.
Oraret dhe organizimi i saj janë ende të paqarta por pritet që epiqendra të jete Bulevardi para kryeministrisë.
Protestuesit kanë vendosur zjarr duke grumbulluar materiale në mes të bulevardit para Kryeministrisë dhe tymi i zi mbuloi zonën. ishin tavolina, shiltet, letrat dhe materialet e tjera që kryeministri Rama vendosi për dialog.
ABC News sjell pamjet me dron në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku kanë mbërritur tashmë demokratët e udhëhequr nga Flamur Noka. Ajo çka vihet re deri më tani është mungesa e Sali Berishës në protetë, por gjithashtu edhe e protuesve të maskuar.
Në krye të protestës së demokratëve, është vënë Flamur Noka, i cili udhëheq marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.











