• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I dashur funksionar publik, të lutem, drejtshkruaj!

by Java News
14/09/2015 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Telha

Sot, gjenerata e re fillon mesimin, dhe vemendja e kujtdo prej nesh perqëndrohet pikërisht tek ata, filizat e vegjël që presin të formohen për rrjedhën e jetës që i pret.

Por, unë jo rastësisht sot, dua t’i bëj një lutje, ose apel, ose kërkesë, ose… verini çfarë emër të doni, por mos neglizhoni rëndësinë që ka, të gjithë Funksionarëve Publikë.

Ju lutem, DREJTSHKRUANI, edhe drejtflisni, sepse në masë të madhe jeni të paformuar në këtë drejtim. Jeni, dashur pa dashur, shembull i shumë më të vegjëlve, të cilët duan të bëhen si ju, por në qoftë se do t’ju ngjanin në performancën tuaj drejshkrimore, do ishte një katastrofë për Shqipërinë.

Ju lutem, ju kujtohen sa herë kemi bërë diktim në 8-vjeçare?! Po në gjimnaz, ju është nevojitur të shkruani ndonjëherë?! Po në Universitet?! Ndjesë për këtë të fundit, se ndoshta hyra në “terrenin” të cilin nuk ju pëlqen t’jua përmendin.

Të gjithë betoheni për Atdheun, punoni për të, por harroni që modeli i ofruar prej jush është i gabuar që në gjenezë, që në hapat e parë të gjithkujt që kërkon tju ngjajë, të cilit i thoni: “S’ka rëndësi në qoftë se shkruan apo flet drejt, avancimi yt varet nga të tjera gjëra”.

Si ndjeheni përballë ndonjë mësuesi apo ish mësuesi, kur për shkak të pozitës suaj vjen t’ju kërkojë ndonjë nder?! Superiorë?! Madhështorë? Apo krenarë që se keni përfillur atë që është përkpjekur t’ju mësojë?! Prapë ju e mbani veten më lart, keni në dorë edhe gurin edhe arrën siç thotë populli, madje edhe forcën për të emeruar zyrtarisht emisarët e dijes, ata që pikërisht vetë ju, nuk ju bindën dot që të mësonit të drejtshkruani. E hidhni poshtë me një dorëshkrim, apo me një status në facebook, të gjithë përkushtimin dhjetra vjeçar të udhërrëfyesve tanë të dijes, duke i bërë te ndjehen edhe fajtorë që s’kanë mundur dot tju edukojnë në A-në e komunikimit me gjithëkënd, pikërisht drejtshkrimin, e për rrjedhojë drejtshqiptimin. A e dini të paktën që Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja?! Po t’i shqiptoni sipas rradhës a dini?!

Ndoshta po, ndoshta jo, e ndoshta shumë që e lexojnë këtë e shpërfillin, duke pretenduar se nuk ju hyn në punë. Pikërisht këtu ju takon edhe “merita” më e madhe, BRAVO, ja keni dalë më së miri që ta shndërroni devijacionin nga e duhura, në standart për tu ndjekur.

Një gjë është e sigurt, po i bëni një shërbim shumë të keq vendit, familjeve shqiptare, dhe brezit të ri. Ju lutem, kthehuni edhe një herë në fëmijëri, bëjëni për hir të atyre që nisin sot klasen e parë, por edhe të të tjerevë më lart, mësoni drejtshkrimin, nuk është turp, përkundrazi, do t’ju jetë mirënjohës i madh e i vogël.

Ju rilutem, për të na kursyer fyerjen e inteligjencës, të paktën këshillohuni para se ti publikoni “thagmat” tuaja drejtshkrimore për publikun e gjerë, që ndoshta, edhe pse me vonesë, të mund të bëheni i vlefshëm si model.

Next Post

Garë të pasmesh mes mamasë dhe vajzës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com