• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hoteleria, një sektor në zhvillim. INSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

by A R
16/06/2025 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statistikat e shërbimeve për tremujorin e parë 2025, INSTAT: Pasuritë e paluajtshme, rritet indeksi i punësimit me 6,6%

Instituti i Statistikave ka dalë me një raport për shërbimet e tremujorit të parë të vitit 2025.

Në një statistikë afatshkurtër të bërë, janë bërë krahasimet e indekseve të shitjeve neto, punësimit dhe pagave të pesë aktiviteteve të reja ekonomike: programim dhe shpërndarje, pasuri e paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontrabiliteti, sigurim dhe hetim, si dhe administrim zyrash dhe shërbime mbështetëse. Këto statistika, janë krahasuar me rezultatet e tremujorit të parë të vitit 2024.

Indeksi i shitjeve neto

Marrë nga INSTAT
Marrë nga INSTAT

Këtu, rritjen më të madhe të indeksit të shitjeve neto e ka pësuar aktiviteti administrim zyrash, mbështetje administrative me 14,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Në vend të dytë vjen aktiviteti bar-restorante me indeksin në rritje prej 11,9%, ndërsa në vend të tretë transporti, magazinimi e posta me rritje prej 11,6%.

Rritje të indeksit të shitjeve neto ka pasur gjithashtu e në këto zëra: pasuritë e paluajtshme (11,3%), agjenci udhëtimi (7,4%), hotele (5,7%), aktivitetet ligjore dhe kontabiliteti (4,9%), tregti me shumicë, pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3,8%).

Ulje të indeksit të shitjeve neto pati vetëm në aktivitetin informacion dhe komunikacion, prej 2,1%.

Indeksi i punësimit

Indeksi më i madh i punësimit për tremujorin e parë të këtij viti është shënuar në aktivitetin hotele, me 8,8%. Së dyti në radhë vijnë pasuritë e paluajtshme me një rritje prej 6,6% dhe së treti në agjencitë e udhëtimit me një rritje prej 3,9%.

Rritje të indeksit të punësimit ka pasur gjithashtu dhe në këto aktivitete: tregti me shumicë e pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3,4%), bar-restorante (2,6%), transport, magazinim dhe postë (2,4%), arkitekturë dhe inxhinieri (2,0%), aktivitetet ligjore dhe kontabiliteti (1,9%), informacion dhe komunikacion (1,5), dhe administrim zyrash, mbështetje administrative (1,0%).

Ulje të indeksit të punësimit është shënuar vetëm në sektorin e sigurimit dhe hetimit, me 1,3%.

Indeksi i pagave

Rritja më e lartë në indeksin e pagave për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është shënuar në hotele dhe pasuritë e paluajtshme prej 26,2% secila. Në vend të dytë vjen tregtia me shumicë e pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me rritjen prej 22,1% dhe në vend të tretë vjen transporti, magazinimi dhe posta me rritjen prej 14,9%.

Janë shënuar gjithashtu rritje dhe në këto zë të ekonomisë: agjenci udhëtimi (13,8%), bar-restorante (12,4%), aktivitetet ligjore dhe kontabilitetit (10,6%), informacion dhe komunikacion (10,3%), arkitekturë dhe inxhinieri (9,8%),  administrim zyrash, mbështetje administrative (7,1%), aktivitetet e sigurimit dhe hetimit (2,5%).

Vihet re se në indeksin e pagave, nuk ka asnjë ulje për aktivitetet e reja të ekonomisë vendase, por vetëm rritje.

Next Post
Lufta Izrael-Iran: Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

Lufta Izrael-Iran: Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In