• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hotel Vollga, avokati: Ylvi Beqja ia di për nder Shullazit që e ndihmoi

by Java News
27/04/2016 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Ylvi Beqajt sqaron të gjithë kalvarin e proceseve gjyqësore për ish-hotel Vollgën dhe kontratat me Emiljano Shullazin tashmë i arrestuar për disa akuza.

Roland Samarxhiu në një interviste për “AbcNews”, shprehet se, Shullazit i kishin kërkuar ndihmë pasi administrata gjyqësore nuk po zbatonte ligjin dhe vendimet e gjyqësorit. Ai thotë se në një shtet ku nuk respektohet ligji dhe rregulli, mbizotërojnë të fortët dhe krimi.

Vetë Beqja nuk pranoi të fliste, por ndoqi nga afër të gjithë intervistën e avokatit.

Zgjidhja e problemit nga Shullazi

Pas 14 vitesh nëpër Gjykata, Ylvi Beqaj e gjeti zgjidhjen e halleve të tij tek Emiliano Shullazi. Paratë për truallin dhe ish-Hotel Vollgën në Durrës ishin paguar, por gjykata ishte duke ia marrë pronën për t’ia kaluar palës tjetër në konflikt.

“Ylvi Beqaj është njohur me Emiliano Shullazin prej shumë kohësh se kanë qenë komshinj. Në një moment kafeje siç pyesim ne shqiptarët, i ka thënë: Më ka gjetur belaja! Kam marrë vendimin për ta regjistruar pronën, nuk ma regjistron zyra e regjistrimit e pasurive të paluajtshme. Ça po thua? Ja këtë po them, s’po ma regjistrojnë. E kam çuar edhe për përmbarim. Të përpiqem unë? Po a ke gjë në dorë?”.

“Do merrte dy gjëra Emiliano: Do interesohej që të regjistrohej kjo pronë që e kishte përmbaruesi, kishte çuar shkresat, kërcënimet që lejon ligja dhe e dyta ishte, do bisedonte me Zanmir Hasën. Tani kjo punë mbaroi. Është e vërtetuar. Do mbyllte punën me Zanmirin që mos vazhdonin gjyqet pafundësisht, se vajtën kaq vjet. Këto ishin detyrat. Meqë jemi në ekonomi tregu, hyri kjo tjetra: Mirë do i bëj unë këto, po ça do marr unë? Dhe u la që nëse zgjidhte problemin me regjistrimin merrte 10%, nëse zgjidhte problemin me gjykatën merrte 10% të tjera, që shkonte 20%”, shprehet avokati.

“Po të flasim që shteti do punonte tamam siç duhej nuk do ishte puna për Emiliano Shullazin. Por ama Ylviu ia njeh për nder atij. Se nuk mund ta ndajë tani. Si? Kush e bëri? Shkon përmbaruesi, i thotë kryeregjistruesit: Ore bëje se do të të jap gjobën, do të të çoj në burg, ai nuk e bën. Nuk po gjente zgjidhje një vendim i dhënë nga Gjykata, që duhej të zgjidhej përmes rrugëve zyrtare dhe jo të tjera. Meqë nuk po gjente zgjidhje e kërkonte. Kjo është e keqja në Shqipëri”, tha avokati i Ylvi Beqajt.

Next Post

Rrëfimi i Sejdi Thaçit, i kthyer pas 17 vitesh mungesë: Ja çfarë bëra më Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In