• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfimi i Sejdi Thaçit, i kthyer pas 17 vitesh mungesë: Ja çfarë bëra më Serbi

by Java News
27/04/2016 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 janar 1999, në Pejë, kishte ndodhur vrasja e disa të rinjve serbë në një diskotekë të qytetit. Policia serbe ia kishte hedhur fajin për vrasjen UÇK-së dhe për pasojë kishte ndërmarrë një mori reprezaljesh. E vërteta e këtij rasti, i njohur si “Panda”, u mor vesh vetëm gjashtëmbëdhjetë vite më vonë, kur kryeministri serb Aleksander Vuçiç tronditi opinionin serb, duke bërë të ditur se të rinjtë serbë i kishte ekzekutuar vetë policia serbe. Po atë ditë ishte zhdukur edhe Sejdi Thaçi, nga fshati Zajm i Klinës. Ai ishte konsideruar i zhdukur, si edhe mijëra shqiptarë të tjerë. Mirëpo, para pak ditësh, për habinë e të gjithëve, ai u rikthye në vendlindje, gjallë e shëndoshë. Çfarë kishte ndodhur?

Lajmi i jashtëzakonshëm se Sejdi Thaçi u kthye pas 17 vitesh i gjallë nga burgjet serbe, rriti shpresat e shumë familjareve që kanë persona të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, pikërisht në ditën kur shënohet “Dita e të pagjeturve”.

Por, në fakt, del të jetë vetëm një mashtrim.

Sejdi Thaçi, një ditë pasi emri e historia e tij u shfaqën në opinion, ka rrëfyer për media se ai më 6 janar 1999 kishte shkuar vetë në Serbi, për të rregulluar disa dokumente për pension, pasi kishte punuar për 35 vite atje, para luftës.

Që nga ajo ditë, thotë të ketë mbetur rrugëve të Vojvodinës, pasi nuk kishte para e as kushte për t’u kthyer më te familja në Kosovë.

“Kam jetuar në disa banesa. Më kanë mbajte disa njerëz në banesat e tyre, sepse e dinin gjendjen që e kisha. S’kisha asnjë dinar me veti”, thotë ai.

Për rrugën që kishte marrë pikërisht në ditën kur në Pejë kishte ndodhur rasti famëkeq i njohur si “Panda”, thotë se nuk u kishte treguar fare familjes, që atëkohë qëndronin të strehuar pikërisht në këtë qytet, dhe afër lokalit ku kishte ndodhur ngjarja e 6 janarit 1999.

Rrëfimi i tij është tejet kundërthënës, porse herë-herë edhe sikur të ishte i mësuar përmendësh, ai përsërite të njëjtat gjëra.

Ndonëse pretendon se vazhdimisht ka dashur të kthehet në Kosovë, gjatë rrëfimit del se ai ka pasur kontakte me njerëz që disa herë kanë lëvizur nga Vojvodina e janë kthyer në Kosovë.

Fillimisht pohon se s’kishte arritur të takonte për 17 vjet asnjë shqiptar, por në fund të rrëfimit pranon se kishte njohur një person me emrin Bislim Bytyqi, nga Arllati, i cili kishte ndërruar jetë muaj më parë, e kufomën tij e kishte sjellë nga atje në Kosovë daja i tij.

Në Serbi rrëfen se ka jetuar si endacak, më pas ka punuar në një trafik ku fitonte shumë pak, e ka jetuar në shtëpi private tek disa familje të ndryshme. Por më vonë, thotë se ata që e mbanin në shtëpitë e tyre disa herë kishin provuar ta vrasin duke e helmuar, porse pretendon se ka arritur të shpëtojë duke u vetë mjekuar.

“Kam hekë shumë gjatë. Çuditna qysh jam gjallë”, rrëfen plaku i kthyer.

Kundërthënëse është edhe rruga e tij e kthimit. Fillimisht thotë se u kthye të dielën pas 10 ditësh rrugë, e më pas del se është kthyer para 10 ditëve dhe e ka bërë vetëm një ditë udhë.

Në nisje të rrëfimit tregon e një serb e solli me makinë deri në Kosovë, e më pas ndryshon deklaratën duke pretenduar se erdhi me autobus deri në Klinë.

Gjatë rrëfimit për media të cilin Gazeta Express ua sjell të plotë, më poshtë, disa herë kanë ndërhyrë familjaret e tij, me gjoja arsyetimin se plaku po i harron gjërat.

E edhe rrëfimi i familjareve, prapa kamerave ka qenë krejt ndryshe. Një familjar, në bisedë private me gazetën, pretendon se ai u kishte thënë se ka qenë në burg për gjithë këtë kohë, e kishte arritur të ikte pasi u la në sylah, por krejt këto i hedh poshtë vet 80 vjeçari.

“Atë ditë që ka ardhë na ka thanë se në fillim e kanë marrë serbët, por ma vonë e kanë lshu pasi i kanë thanë se nuk je as hajri e as e keqja e kujt. E masnej ka mbet aty deri tash”, deklaron djali i vëllait të tij Sejdi Thaçit, Skenderi, i cili edhe po e mban plakun në shtëpinë e tij në Kosovë, pas kthimit.

Sejdi Thaçi nga paslufta figuron në listën e personave të zhdukur gjatë viteve 1998/99. Familja e tyre madje për gjithë këto vite ka marruar pagë nga shteti, siç u takon çdo familje të personave të pagjetur që janë zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, pasi ishin marrë nga forcat serbe gjatë asaj periudhe.

Sido që të jetë, 80 vjeçari tregohet mjaft i gëzuar se u kthye tek familja dhe se pohon se çuditet se si ka arritur të mbijetojë për 17 vite jetë tejet të rendë në Serbi.

“Jam shumë i lumtur, skej e n’skej”, përshkruan Sejdi Thaçi gëzimin e rikthimit në shtëpi.

Express

Next Post

Ngacmon një grua në ashensor, ajo e merr me shpulla (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In