• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horrori që po kalojnë 90,000 turqit e Rusisë

by Java News
04/12/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasit turq në Rusi kanë përjetuar histori horror prejse Turqia ka rrëzuar një avion ushtarak rus, pranë kufirit me Sirinë, më 24 nëntor. Dhjetëra turq janë arrestuar nga policia e migrimit në lokacione ndërtimore. Fabrikat turke janë bastisur pa plan nga policia tatimore.

Qindra rusë të zemëruar janë tubuar po ashtu para Ambasadës së Turqisë dhe kanë hedhur gurë nëpër dritare. Turqit thonë se kanë frikë nga keqtrajtimet e policisë dhe po i shmangen metrosë, shkruan Radio Europa e Lirë, në një shkrim zbardhur nga Express.

Por, më e keqja është se 90,000 shtetasit turq që jetojnë në Rusi, mund të detyrohen të ikin bashkë me familjet, si pasojë e masave hakmarrëse të Kremlinit.

Më 28 nëntor, katër ditë pas rrëzimit të avionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një varg masash për të rritur “sigurinë kombëtare” dhe “mbrojtjen” e shtetasve rusë.

Këto masa përfshijnë pezullimin e regjimit pa viza me Turqinë, ndërprerjen e fluturimeve çarter midis dy vendeve dhe ndalimin e kompanive ruse që të punësojnë punëtorë turq për projektet e porositura pas këtij muaji.

Svetlana Gannushkina, specialiste për migracionin në organizatën joqeveritare Asistenca Qytetare, thotë se sanksionet shprehin pesimizëm për të ardhmen e shtetasve turq në Rusi.

“Mendoj se ata do të detyrohen që ta largohen. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë ligjërisht, është krejt e paqartë, por në praktikë, e shohim shpesh se çfarë ndodh”, thotë Gannushkina.

Prejse është rrëzuar avioni rus, rojet kufitare ruse u kanë ndaluar hyrjen dhjetëra turqve, edhe pse regjimi pa viza është thënë se do të mbetet në fuqi deri më 1 janar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se familjet e turqve që jetojnë në Rusi, numërojnë deri në 200,000 veta. Gratë ruse të turqve kanë nisur një peticion online, duke kërkuar ndihmë nga presidenti rus.

Dokumenti, i cili ka mbledhur afro 4,000 nënshkrime deri më 2 dhjetor, kërkon që turqit me familje ruse të vazhdojnë punën në Rusi. Peticioni po ashtu kërkon që Shërbimi Federal për Migracion të mos krijojë probleme të pajustifikueshme për ta, si dhe nga mediat shtetërore të mos bëjnë fushatë antiturke.

Shumë kompani turke kanë vënë në pritje operacionet, me shpresën se situata mund të shtensionohet nëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan,dhe Putin do të takoheshin në margjina të një samiti për klimën më 30 nëntor në Paris, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ankaraja thotë se ka rrëzuar avionin rus pas disa paralajmërimeve se ai ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Moska, ndërkaq, këmbëngul se aeroplani i saj Su-24 nuk është larguar kurrë nga qiejt e Sirisë, nga ku Rusia, qysh më 30 shtator, sulmon caqet terroriste.

Ndërtuesit turq zënë hapësirë të rëndësishme në Moskë. “Ndërtimi i Rilindjes”, një kompani e madhe turke, është duke ndërtuar rrokaqiellin e saj në qendrën financiare të Moskës.

“Kur aeroplani është rrëzuar, puna thjesht ka ndaluar. Nuk po punojmë”,tregon një punëtor me emrin Umut. Për vite me radhë, Umut ka përdorur kontaktet e tij me kompanitë turke në Rusi për t’iu sjellë miliona euro kompanive ruse të ndërtimit, ku ai ka shitur pajisje ndërtimore. Klientët e tij tani kanë ngrirë operacionet.

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Rusi, Mikhail Fedotov, ka bërë thirrje kundër retorikës anti-turke. “E kuptoj plotësisht trazimin e përjetuar për shkak të sulmit mbi aeroplanin rus, i cili është krim dhe tragjedi, por kjo nuk është arsye për të nxitur këtë atmosferë anti-turke”, ka thënë Fedotov.

Shtetasit turq në Rusi fajësojnë edhe Erdoganin, edhe Putinin për situatën e tanishme.

Next Post

Një karantinë etike për politikanët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com