• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox për datat 19-25 gusht

by A R
19/08/2019 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Pushimet kanë mbaruar dhe tani duhet t’i ktheheni punës. Nuk do të jeni në humor të mirë dhe do të hasni vështirësi, të paktën gjatë ditëve të para. Por, përpos vështirësive me të cilat do të përballeni, do të jeni të vendosur të kapërceni çdo pengesë. Dashuria do të luajë rol thelbësor në jetën tuaj dhe Venusin do ta keni mbështetje. Falë favorizimit të Uranit do të keni edhe urtësinë që të bëni zgjedhjet e duhura.

Demi: Do t’i përkushtoheni punës me vendosmëri. Nuk do t’ju premtojë koha që t’i përkushtoheni aq sa duhet miqve dhe kjo mund të shkaktojë mëri mes jush. Por kjo nuk e ndryshon faktin që do të jeni mes shenjave të favorizuara të zodiakut. Nuk do t’ju mungojë fantazia dhe do të arrini të gjeni harmoninë në marrëdhënien me partnerin. Mos u tregoni të nxituar në zgjedhjet që do të bëni, sidomos ato që kanë lidhje me profesionin.

Binjakët: Gjatë kësaj jave do të jeni shumë të angazhuar. Do t’ju duhet të përfundoni projektet e punës, në mënyrë që të përfitoni diçka. Edhe pse do të jetë një javë e vështirë, së shpejti problemet do të marrin rrugën e zgjidhjes. Për ata që kanë përjetuar krizë në çift, ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për të gjetur qetësinë. Në aspektin profesional kjo do të jetë një fazë e rëndësishme për ju.

Gaforrja: Java do të jetë e mbarë në aspektin profesional. Nëse jeni në kërkim të angazhimeve të reja, ato nuk do të vonojnë të vijnë. Për ata që prej disa kohësh janë të zënë me çuarjen përpara të projekteve të punës, nuk do të jetë e largët dita që do të vjelin frytet e saj. Tani është periudha që t’i lini mënjanë punët dhe t’i kushtoni pak kohë vetes, duke përfituar kësisoj nga stina e nxehtë e verës.

Luani: Do të keni shumë punë për të bërë gjatë javës, sa mund t’ju shkaktojë stres. Në rast se nuk do t’ia dilni dot mbanë, duhet të kërkoni ndihmë. Kjo do të jetë një periudhë vendimtare për ju. Do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Ata që kanë ditur të veprojnë me mençuri, do të marrin rezultate të mira. Dikush ndoshta do t’i japë fund një lidhjeje të gjatë.

Virgjëresha: Duket se të lindurit e kësaj shenje do të vazhdojnë të shijojnë pushimet edhe për disa kohë. Do të keni rastin të argëtoheni së bashku me të dashurit tuaj dhe të mos mendoni për asgjë. Për ata që kanë lënë ndonjë çështje pezull, kjo është periudha më e përshtatshme për t’i dhënë zgjidhje. Për beqarët parashikohet që të bëjnë njohje të reja. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që të keni risi.

Peshorja: Gjatë këtyre ditëve do të jeni disi të acaruar në vendin tuaj të punës dhe mund të fillojë zënka. Përpiquni të ruani qetësinë. Jupiteri i kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë të çoni përpara projektet e rëndësishme. Mundi juaj do të shpërblehet duke arritur rezultate të mira, sidomos në aspektin ekonomik. Situata në fundjavë parashikohet të jetë pozitive, sidomos për sa i përket marrëdhënies në çift.

Akrepi: Këtë javë do të jeni të angazhuar në aspektin profesional. Do t’ju jepet mundësia që të bëni punë shtesë, duke jua bërë të mundur që të hiqni para mënjanë.  Do të keni shumë ide gjatë kësaj jave, por për fat të keq jo të gjithë projektet do të mund të realizohen. Duhet të vendosni rregull në jetën tuaj, në mënyrë që ta keni më të qartë se cilave gjëra duhet t’u jepni përparësi.

Shigjetari: Gjatë këtyre ditëve nuk duhet të mendoni për punën, përkundrazi, mendoni se ku do të shkoni me pushime. Nuk ka rëndësi me kë zgjidhni t’i bëni pushimet, e rëndësishme është që të argëtoheni. Marsi dhe Saturni do të ndikojnë që të përjetoni ditë të qeta në aspektin profesional. Kurse në aspektin sentimental situata nuk parashikohet fort e mirë dhe mund t’i jepni fund një lidhjeje. Do të keni gjithsesi kurajën për të përballuar çdo problem.

Bricjapi: Do të riktheheni në punë më aktivë se kurrë pas një periudhe të gjatë pushimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë problemeve brenda një kohe të shkurtër, madje do të ndihmoni edhe ata që kanë mbetur prapa. Të gjitha çiftet që kanë përjetuar një moment vështirësie, tani mund të marrin frymë të lehtësuar. Kjo do të jetë një periudhë shumë e qetë për ju dhe do të mund ta shkëputni vëmendjen nga çdolloj problemi.

Ujori: Do të  jeni të shqetësuar për shkak të disa çështjeve që i keni lënë pezull përpara se të niseshit me pushime. Përpiquni të qetësoheni dhe ta shijoni këtë periudhë pushimesh. Ky do të jetë një muaj i trazuar për ju, por mos u demoralizoni, sepse janë vetëm probleme kalimtare. Shumë shpejt do të gjejnë qetësinë edhe ata që kanë pasur probleme në çift. Në aspektin profesional pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme.

Peshqit: Vetëvlerësimi juaj do të jetë i ulët gjatë këtyre ditëve, aq sa edhe ata që janë me pushime nuk do të arrijnë të çlodhen. Kurse ata që janë kthyer në punë nuk do të arrijnë të japin më të mirën e mundshme. Projektet që keni nisur nuk po japin rezultatet që ju shpresonit. Keni nevojë për një periudhë pushimi larg stresit dhe problemeve të përditshme. Në dashuri do të keni fat, pasi partnerin do ta keni në krah.

Next Post
Brisela Kadia zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak Shkodër

Brisela Kadia zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com