• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 6-12 shtator

by A R
06/09/2021 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASHI: Më në fund planetin Venus nuk do ta keni më kundër. Më datë 10, ai do të zhvendoset në shenjën e Akrepit duke sjellë qetësi dhe në jetën tuaj dashurore, që së fundmi ka qenë e trazuar. Bëni kujdes ditën e mërkurë dhe të enjte, pasi Hëna në prapavijë do të ndikojë negativisht, duke krijuar konflikte në punë dhe në shtëpi.

DEMI: Të premten më datë 10, Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Planeti i dashurisë do t’ju krijojë probleme gjatë gjysmës së dytë të shtatorit dhe shumë çifte do të kalojnë momente krize. E premtja dhe e shtuna nuk do të jenë ditë të mbara, pasi Hënën do ta keni në prapavijë.

BINJAKËT: Kjo do të jetë një javë disi stresuese për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndjeni lodhje për shkak të Marsit në disonancë. Herë-herë do të gjeni kënaqësi, si në sferën sentimentale dhe në atë profesionale. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me fat, falë Hënës në pozicion të favorshëm, kurse dita e diel do të jetë stresuese.

GAFORRJA: Ditën e premte, planeti i dashurisë, Venusi, do të hyjë në shenjën e Akrepit, gjë që do të ndikojë për mirë dhe në shenjën tuaj. Pritet që të keni vonesa në punë, për shkak të Hënës në prapavijë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë terse, kurse e premtja dhe e shtuna do të jenë ditët me fat të javës.

LUANI: Për fat të keq, planeti Venus do të kalojë në pozicion të pafavorshëm, dhe duke filluar që nga dita e premte mund të lindin konflikte me partnerin. Problemet më së shumti do t’i kenë çiftet e vjetra. Përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët dhe t’i shprehni shqetësimet tuaja. E diela do të jetë ditë me fat, sepse Hëna do t’ju favorizojë dhe do t’ju kthejë qetësinë.

VIRGJËRESHA: E hëna dhe e marta do të jenë ditët me fat të javës, pasi Hëna do ta ndriçojë shenjën tuaj dhe me siguri që do të merrni lajme të mira. Marsi në shenjë vazhdon t’ju japë forcë dhe energji për të realizuar objektivat tuaja. Më datë 10 edhe Venusi do të kthehet nga Virgjëresha. Do të përjetoni një periudhë të qetë për sa i përket ndjenjave.

PESHORJA: Venusi do të rrijë te Peshorja deri ditën e premte, duke ju dhuruar sërish një javë të mbushur me pasion dhe dashuri. Mërkuri gjithashtu vazhdon rrugëtimin në shenjën tuaj dhe do të merrni shumë kënaqësi në aspektin profesional. Për fat, edhe Hënën do ta keni aleate, duke i bërë këto ditë të paharrueshme!

AKREPI: Venusi do të kalojë në shenjën tuaj ditën e premte, i gatshëm për t’ju dhuruar fat në dashuri, si për ata që janë të përfshirë në një marrëdhënie edhe për ata që janë beqarë. Në fundjavë edhe Hëna do të kthehet nga Akrepi dhe me siguri që do të përjetoni çaste pasioni. Pritet që të keni takime interesante.

SHIGJETARI: Tanimë do të keni mbështetjen e Venusit, që do të rrijë në shenjën tuaj deri ditën e premte. Në keni lënë ndonjë çështje pezull me partnerin, jepini zgjidhje para datës 10. Marsi në pozicion të pafavorshëm ndikon që të përjetoni stres, sidomos ditën e hënë dhe të martë, kur edhe Hënën do ta keni në disonancë. E diela do të jetë ditë me fat.

BRICJAPI: Në ditët në vijim do të merrni lajme të mira. Pas datës 10, planeti Venus do të ndikojë fuqishëm në favorin tuaj. Gjatë këtyre javëve të fundit nuk keni pasur fat në dashuri, por tani do të arrini të gjeni ekuilibrin. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm ju krijon vështirësi në aspektin profesional. Të mërkurë dhe të enjte gjendja do të jetë e tendosur.

UJORI: Do të hasni vështirësi në sferën e ndjenjave, pasi Venusi nuk do t’ju favorizojë, sidomos më datë 10. Kurse në çështjet e punës do të jeni me fat. Jupiteri dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju mbështesin që të përgatisni rrugën e suksesit deri në fund të vitit. Java do të nisë keq, por gjendja do të përmirësohet në ditët në vazhdim.

PESHQIT: Duke filluar që nga data 10, planeti Venus do të bëhet aktiv në shenjën tuaj. Falë mbështetjes së tij, do t’ju ecë fati në dashuri. Të hënën dhe të martën Hënën do ta keni kundër dhe mund të përjetoni momente tensioni si në punë dhe në familje. Edhe Marsi në disonancë ju bën që të ndiheni të lodhur dhe të stresuar.

Next Post
Arrestohet gardisti, transportonte me makinë 5 klandestinë të paligjshëm

Arrestohet gardisti, transportonte me makinë 5 klandestinë të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In