• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hitleri përdorte turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike!

by Kreshnik Spahiu
21/08/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Sot në mëngjes i telefonova një mikut tim, i cili jeton në Kudam, bulevardin kryesor të Berlinit Perëndimor.

Isha i shqetësuar për ngjarjen e mbrëmshme në Uzinën e Gramshit me tre turistët rusë dhe një ukrainas

Më duhej të konsultohesha me një ekspert të spiunazhit dhe informacionit, më shkoi mendja te miku im.

Klaus S është një biznesmen i njohur në Berlin. Babai i tij ka qenë komandant i trupave speciale SS të ushtrisë naziste.

Klausi është 68-vjeç dhe nuk e ka përjetuar luftën e Dytë Botërore, por ka shumë informacion nga babi i tij.

Unë shpesh kam interes të dëgjojë edhe palën e akuzuar, “sëmundje” e trashëguar nga profesioni i avokatisë ky, që gjithmonë e marr informacionin nga dy palët, dhe nuk mjaftohem vetëm me dosjen e Prokurorëve.

Klausi gjithmonë tregon versione të ndryshme dhe tepër të veçanta për luftën e Dytë Botërore.

Pa u zgjatur, konsumova sot një mëngjes të gjatë me pikëpyetje për spiunazhin rus dhe ngjarjen e Gramshit.

Përgjigjja e Klausit ishte direkte dhe e thjeshtë:

“Adolf Hitleri përdorte 10% të turistëve gjermanë që udhëtonin në botë, për zbulimin e fabrikave të armëve në të gjithë shtetet që kishte planifikuar të sulmonte dhe më pas t’i pushtonte”.

Franca dhe Anglia përdornin kryesisht biznesmenët për spiunazh, të cilët financoheshin nga Parisi dhe Londra që të hapnin biznese jashtë.

Gjatë bisedës i tregova edhe ngjarjen e 4 rusëve që u gjetën të vdekur në pishinat e Hoteleve në Qerret.

Klausi qeshi dhe më nxori statistikat e eliminimeve të shërbimit rus ndaj kundërshtarëve apo ekzekutorëve.

Helmimi ishte mjeti numër një, në taktikat e vrasjeve dhe ekzekutimeve.

4 shtetasit rusë mund të jenë vrarë pasi kanë kryer misionin dhe shërbimin, me qëllim mbylljen e cilklit dhe dosjes.

Shqipëria ka qenë aleati kryesor i Rusisë gjatë viteve të para të Luftës së Ftohtë.

Me dhjetëra oficerë, mjekë, ushtarakë, profesorë shqiptarë janë shkolluar dhe specializuar në Bashkimin Sovjetik.

Shumica e tyre janë kthyer në Shqipëri me gra ruse të martuar.

Rrënjët ruse në Shqipëri janë më të forta se në Europën Perëndimore.

 

Varfëria dhe skamja kanë bërë që dhjetëra apo qindra persona të rekrutohen me pagesë nga shërbimi inteligjent rus.

TV kryesore ruse transmetonin LIVE në vitin 2019 çdo protestë të dhunshme që organizonte Partia Demokratike pasi dogji mandatet.

Shqetësimi amerikan dhe i ambasadores Yuri Kim çdo ditë po provohet se ishte i bazuar.

Rusia kërkonte destabilizimin e Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjes, Malit të Zi dhe gjithë Ballkanit.

Për ata “qorra” që nuk duan të shohin apo besojnë, po i kujtoj, që sot tre parti kryesore në Gjermani dhe dy ish-kryeministra dyshohen se janë financuar dhe korruptuar nga Rusia me miliona euro.

Pyetja shtrohet: Kur Rusia ka aq para sa korrupton një pjesë të “Berlinit”, a mendoni se këto kërmat e politikës në Tiranë kanë refuzuar thesin me para për t’i shërbyer Rusisë?

Jo, s’ka asnjë shans që liderët politik shqiptar t’i kenë shpëtuar rekrutimit rus.

Tre turistët rusë janë maja e ajzbergut të spiunazhit.

Turistët rusë në një përqindje të lartë, janë me mision në Ballkan dhe Europë.

Çështja është: A ka Putin, të njëjtin plan si Hitleri që para sulmeve, kishte fotografuar çdo fabrikë armësh nga aparatet fotografikë të turistëve gjermanë?

Përgjigjja është e vështirë, por ne kemi në dorë vetëm që:

– së pari t’i mbyllim kufijtë për turistët rusë

– së dyti të nxjerrim jashtë nga politika bashkëpunëtorët e shërbimit rus në Parlamentin shqiptar.

Next Post
Deputeti bën “gara shpejtësie” në rrugë, kërcënon policët pasi i kërkuan patentën

Deputeti bën “gara shpejtësie” në rrugë, kërcënon policët pasi i kërkuan patentën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

October 7, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim

October 7, 2026
“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

“Pasiguri nga lufta”- Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e çmimit të naftës rrezikon inflacionin!

October 7, 2026
Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

Unioni drejt zgjerimit, Hungaria heq veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com