• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Historia e dy ish-shokëve Rama-Meta do përfundojë keq”, ish-këshilltari i Metës nuk ia kursen kritikat

by Java News
06/03/2020 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ralf Gjoni, si ish-krahu i djathtë i Ilir Metës, në kohën kur ai ishte kryetar Kuvendi, ka komentuar “luftën” e presidentit me kryeministrin Edi Rama.

Ai është i bindur se kjo çështje “do të përfundojë keq”.

“Rama batutat i qan, shtetin nuk di ta bëj. Historia 20-vjeçare e dy shokëve socialistë, që herë duhen, herë urrehen me njëri-tjetrin, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.

Kam frikë se do përfundojë keq kjo historia e dy shokëvë që nuk i bën aspak mirë Shqipërisë”, tha ai në një intervistë për Report TV.

Duke e vënë veten në vendin e këshilltarit të presidentit Meta, ai tha se nuk do i kishte rekomanduar që t’i dërgonte letrën komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, lidhur me ngërçin në Kushtetuese.

Ai thotë se shteti flet me anë të institucioneve, jo me anë të letrave.

“Do i kisha rekomanduar, që nuk i takon KE të merret me çështje të brendshme. Çfarëdo letrash që mund të shkruaj presidenti, nuk pijnë shumë ujë. Shteti flet përmes Parlamentit”, tha Gjoni.

Gjoni, ka komentuar edhe popozimin e bërë ditën nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa i përket Reformës Zgjedhore.

Sipas tij, këto propozime nuk japin një zgjidhje të dy problemeve me të cilat përballen shqiptarët, që janë shit-blerja e votës dhe mosbesimi tek institucionet, teksa ka komentuar me ironi edhe senatin që Basha kërkon.

“Nuk e shpjegoj dot punën e Bashës. Nuk është në detyre, por ka pushtet se i ka hallet e veta në rregull, ndërron edhe shtëpi private duke qenë në opozitë dhe merr vilë. Nuk synoj unë atë.

Nuk mendoj që një dhomë e dytë do të zgjidhte hallin e madh, që është mosbesimi te institucioni i votës.

Këto probleme janë kryesore. Kush do jetë senatori i parë? Sali Berisha?! Sa shpresë jep opsioni i rehabilitimi i disa pleqve të politikës shqiptarëve.

Nuk e kam te mosha biologjike, por politike, se po të jetë për ashtu, problemi i listave tona kanë qenë kalamajtë.

Kemi të bëjmë me emra që kanë që nga 1990 në politikë, nuk është kjo alternativa.

S’e s’kuptoj pse duhet të vinte sot në mënyrë të befasishme ky propozim.

Ne flasim për hapje listash, këta flasim hajde bëjmë senat”, tha Gjoni.

Next Post
Koronavirusi do të zhduket gjatë verës? Kreu i OBSH: Nuk ka asnjë të dhënë që …

Koronavirusi do të zhduket gjatë verës? Kreu i OBSH: Nuk ka asnjë të dhënë që ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In