• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hë, ç’do bëhet?”/ Analisti: Deputetët e PD na pyesin ne, që të dinë me kë të pozicionohen. Kanë dy mbretër ose dy papë

by Java News
08/12/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Arjan Curri thotë se numri i demokratëve që presin nga do të anojë peshorja në PD është i madh. Mes tyre ka edhe shumë deputetë. Në studion e lajmeve të MCN TV, ai u shpreh se shumë të tillë pyesin në rrethet e gazetarëve se kush do të dalë i fituar nga kjo betejë brenda partisë, për t’u rreshtuar më pas si “ushtarë” të tij. Të tillë janë edhe shumë delegatë që kanë firmosur për të dy palët dhe që, sipas Currit, zbulohen me një llogari të thjeshtë matematikore.

Edhe pala e Berishës pretendon për 5 mijë firma, edhe e Bashës për 5mijë firma. Të dyja bëjnë rreth 10 mijë. PD ka rreth 7500. Pjesa tjetër mund të jetë gjenialiteti i PD, pra ata që kanë firmosur në të dyja anët për të parë nga do anojë peshorja. Tani kemi dy mbretër ose dy papë. Delegatët e PD që presin me padurim si do vejë kjo punë. Deputetët e PD vijnë e na pyesin ne, hë ç’bëhet. Ata vetë kur të dalë fituesi do të bëhen me fituesin.

Curri tha se Basha mund të kërkojë falje por kjo e fundit ka njëfarë hileje brenda.

Kërkimi i faljes është një lloj gjakut apo uji i freskët që elektorati të jep. Sot ka një kuptim të dyfishtë. Kërkoj falje për gabimet e mia personale apo se nuk kam hequr më parë Berishën. Kjo është një gjë që Basha e ka filluar. Është një kërkim faljeje me një lloj hileje. Falje për ato që kemi bërë dhe jo për ato që kam bërë. Kjo lloj faljeje është naivitet maksimal. Falje se nuk dija ç’bëja. Si mundet të të vënë fashë në sy? Kaq naiv je? Ti nesër do të bëhesh kryeministër. Nesër mund të thuash se më kishte lidhur sytë ambasadorja amerikane dhe kërkon falje. Besoj që kjo është hera e fundit që Basha kërkon falje.

Ndërsa për kreun e PD-së, Curri tha se nuk do të jetë as Basha as Berisha.

Do bien të dy, do marrin njëri tjetrin. Historia na ka treguar se kur papati prodhon dy papë, i pari merr me vete të dytin. Berishën e shohim kryetar të vetëshpallur, Bashën të shkarkuar nga Kongresi i tij. Por këto vendime nuk do t’i njohë njeri tjetër. Loja bëhet edhe sesi na njohin të tjerët rreth nesh. Të dyja kuvendet rrëzojnë njëra-tjetrën. Nuk është më thjesht çështje numrash, është edhe çështje njohjeje./m.j

 

Next Post
“Do të të djeg të gjallë”, shqiptari kërcënon gruan dhe tenton ta qëllojë me çekiç

“Do të të djeg të gjallë”, shqiptari kërcënon gruan dhe tenton ta qëllojë me çekiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com