• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj përkujton vëllain e vrarë me një foto nga Tirana: Mbete i ri përgjithmonë

by A R
17/11/2020 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale vëllain e rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Luan Haradinaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan disa rreshta prekëse për vëllain kur thotë se për familjen ka për të qëndruar gjithmonë i ri.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzet e shtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzet e tre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes”, shkruan Haradinaj.

Ngjarja: Luan Haradinaj u vra më 6 maj të vitit 1997. Së bashku me vëllain e tij Ramush Haradinaj dhe me të tjerë luftëtarë të UÇK-së ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit. Atë ditë, forcat serbe kishin zënë pusi, ndërsa Luani, i cili u printe bashkëluftëtarëve, bie i pari në pritë të forcave ushtarake e policore jugosllave.

Me këtë rast plagoset lehtë Ramush Haradinaj. Në ato momente kishte filluar përleshja e armatosur. Forcat okupatore kishin goditur me armë të rënda të artilerisë, me qëllim të t’i asgjësonin të gjithë luftëtarët shqiptarë. Pas përpjekjeve të shumta dhe kundërsulmit të shtarëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj arrin t’i afrohet trupit të vëllait. Pasi e sheh të shtrirë dhe me plagë në kokë e fytyrë, konstaton se Luani kishte rënë. Ramush Haradinaj arrin ta tërheqë trupin e pajetë të vëllait. Pas katër orë rrugëtimi, me rastin e tërheqjes, Ramushi me bashkëluftëtarë e bartin mbi supe trupin e Luan Haradinajt dhe shkojnë në fshatin Vlahne. Atje varroset trupi i dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj.

Më 24 Gusht të vitit 1999, trupin e dëshmorit Luan Haradinaj, vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e nxjerrin nga vendvarrimi në Vlahne dhe e rivarrosin në fshatin e tij të lindjes, në qëndresën (ish-Gllogjan) heroike, që gjatë luftës çlirimtare kishte shkruar sa e sa faqe heroizmi e lavdie. Në nderim dhe përkujtim të veprës së tij shkëlqimtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarin dhe strategun Luan Haradinaj, pas rënies, e ka graduar në Gjeneralmajor.

/a.r

Next Post
“Një moment historik shumë i trishtuar për SHBA”/ Trump flet për vdekjen e 100 mijë personave nga koronavirusi

Teoria e re e Trump për manipulimin e zgjedhjeve është më e çmendur sesa jua merr mendja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In