• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Teoria e re e Trump për manipulimin e zgjedhjeve është më e çmendur sesa jua merr mendja

by A R
17/11/2020 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump ka promovuar disa teori të egra konspirative në lidhje me mashtrimet zgjedhore që prej vitit 2016. Si shumë nga deklaratat e tij, edhe këto pretendime e kanë mpirë publikun dhe kanë bërë që absurdi të jetë pjesë e sfodnit të zhvillimeve. Prandaj është e lehtë të mos e vesh re faktin se deklaratat e ditëve të fundit janë shumë më të çmendura sesa i kishit menduar.

Teoria e vjetër e tij konspirative lidhet me votimin përmes postës, që ai e konsideroi si mashtrim. Tani teoria e tij e rë është se zgjedhjet u vodhën pasi një kompani e majtë softuerësh e lidhur me Hugo Chavez dhe George Soros, vodhi me keqdashje qindra mijëra vota në mes të natës. Këtë pretendim, Trump e ka shpërndarë së fundmi edhe në Tuiter. Këtë teori madje e përforëcoi edhe avokati i tij Rudy Giuliani i cili duket folur këtë fundjavë për ‘Fox’ tha se bëhet fjalë për një kompani që ka lidhje me Venezuelën dhe Kinën.

“Bëhet fjalë për një një kompani radikale e majtë. Një prej drejtuesve të saj është një mbështetës i madh i lëvizjes antifashiste. Dhe softueri që përdorin ata është bërë nga një kompani e quajtur Smartmatic, që u themelua nga Chavez. Kjo u përdor për të vjedhur zgjedhjet në Amerikën e Jugut” – janë disa nga shpjegimet e Giulianit.

Tashmë nuk ka nevojë për t’i zbardhur të gjitha pretendimet pasi ‘serioziteti’ i kësaj historie është i kuptueshëm.

Së pari, teoria misterioze e Giulianit synon të shpjegojë pse Trump mori kryesimin në disa shtete Natën e Zgjedhjeve, por pastaj ra në pikiatë.

Siç kanë shpjeguar ekspertët për muajsh; republikanët do të votonin kryesisht në ditën e zgjedhjeve, ndërsa demokratët votuan në mënyrë disproporcionale me postë. Shtetet si Pensilvania, Miçhigani dhe Uiskonsin paraprakisht numëruan fletëvotimet e ditës së zgjedhjeve. Pikërisht në këto shtete, Trump tentoi më parë që të mos i lejonte votimet me postë për të mbajtur epërsinë.

Së dyti, edhe nëse është i mundur hackerimi i një makine elektronike votimi, nuk mund të hackerosh pjesëmarrjen në zgjedhje. Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka një faqe kontrolli të thashethemeve që bllokon teori të ndryshme konspirative. Institucioni në fjalë thotë ndër të tjera se “Sisteme të tilla, të votimit elektronik, i nënshtrohen auditimeve të shumta për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë. Për shembull, disa qarqe kryejnë auditime të shumëfishta, duke përfshirë një logjikë paszgjedhore dhe provë saktësie të sistemit të votimit”.

Së treti, Giuliani pretendon se jo vetëm që makinat e votimit u hakuan në shuëm shtete, por edhe që programi kompjuterik është krijuar për të manipuluar totalin. Dhe ky program u krijua nga një komplot ndërkombëtar duke përfshirë Sorosin, Chavezin që ka vdekur 7 vite më parë, dhe Partinë Komuniste Kineze.

Pra në thelb Trump dhe Giuliani besojnë se një program kompjuterik sekret komunist mund të kontrollojë qeverinë e SHBA.

Dhe ta mendosh që Trump u kujtua për këtë pasi i bëri afro 4 vite si President…

(Përshtatur nga Intelligencer / JavaNews)

Next Post
Humbi jetën nga Covid, foto dhe mesazhi i fundit i mjekut Ilirjan Draçi

Humbi jetën nga Covid, foto dhe mesazhi i fundit i mjekut Ilirjan Draçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In