• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapje dosjesh për drejtësinë, spiunët e të huajve jashtë sistemit

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunëtorët e shërbimeve të huaja jo partnere nuk do të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Armata e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përfshirë edhe kandidatët që shprehin ambicien për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, do t’i nënshtrohen verifikimit për lidhje me shërbimet e huaja, sidomos me UDB e ish-Jugosllavisë dhe shërbimet ruse. Fillimisht, kriteri ndalues u vendos vetëm për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, por më pas, kushti është shtrirë për të gjithë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e drejtësisë së re, duke nisur që tek aplikantët për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës. Aplikantët do të heton njëherësh nëse kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtor ose të favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 si dhe nëse kanë qenë ose janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të huaja.

Për verifikimin e aplikantëve do të bashkëpunojnë një sërë institucionesh vendase dhe të huaja. Projektligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit parashikon që për të shkuarën e kandidatëve do të japin informacion shërbimet shtetërore informative, kryesisht SHISH, Byroja Kombëtare e Hetimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, organet e administratës tatimore dhe doganore si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së aplikantit. Organet do të përgatisin një raport për çka aplikant. Ndërkaq, institucionet shqiptare do të bashkëpunojnë me shërbimet partnere, sidomos ma ato amerikane, franceze, gjermane dhe italiane, sikundër parashikohet në ligjet e tjera prioritare, për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Hapja e dosjeve, jo pengesë

Sa i takon lidhjeve me Sigurimin e Shtetit, rol parësor do të ketë komisioni për hapjen e dosjeve, i cili nuk është ngritur ende, ndonëse ligji ka hyrë në fuqi që nga viti i kaluar. Por, mungesa e ngritjes së komisionit, nuk do të jetë pengesë për verifikimin. Në mbledhjen e datës 12 korrik, komisioni për Reformën në Drejtësi, e ka zgjidhur me ligj ngërçin e krijuar. “Kur të hapen dosjet, do të bëjmë prokuror të Përgjithshëm në Shqipëri! Ja nuk hapen asnjëherë dosjet, si do të bëjmë? Ke të drejtë te pjesa që duhet të kenë të njëjtin standard, por te pjesa sesi do të bëhet kur nuk kemi hapur dosjet, nuk ke të drejtë! Do t’u drejtohen autoriteteve që kanë sot akses mbi to dhe do të kthejnë përgjigje. Në qoftë se ato kthejnë përgjigje: “Është në rregull”, atëherë në rregull. Më kupton? Se nuk do të presim ne sa të bëhet autoriteti. Kur të bëhet…, se nuk bëhet dot, zonja Hysi. Nëse e bën dot ti, na e thuaj, po të kesh një formulë”, ka deklaruar kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj.

Ruajtja e informacionit

Prokurorit dhe gjyqtarit i ndalohet gjithashtu të bëjë publike të dhëna ose informacione në lidhje me çështjet që i janë caktuar. U ndalohet gjithashtu të publikojnë mendimet që ka dhënë gjatë hetimeve apo seancave gjyqësore, përveç rasteve kur mendimi është publikuar nëpërmjet një vendimi. Drafti për statusin prokurorit dhe gjyqtarit parashikon që magjistratit i ndalohet krijojë lidhje të papërshtatshme dhe nuk duhet të ndikohet nga pushteti ekzekutiv ose nga pushteti legjislativ.

Papajtueshmëritë

Sipas draftit funksioni i prokurorit dhe gjyqtarit është i papajtueshëm me anëtarësinë në parti politike dhe pjesëmarrjen në veprimtari politike të organizuara nga një parti politike si dhe me kryerjen e çdo veprimtarie politike pavarësisht nëse veprimtaria kryhet në bashkëpunim me ndonjë parti politike ose jo, që mund të ndikojë në pavarësinë e magjistratit, të krijojë ndonjë konflikt interesi ose, në çdo rast, të krijojë përshtypjen që magjistrati është i paanshëm dhe i pandikuar.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Vjedhja e bankës, identifikohen dy autorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In