• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhja e bankës, identifikohen dy autorë

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet filmike të një kamera të instaluar në dhomën e kasafortës së bankës janë prova kryesore e policisë dhe prokurorisë së Tiranës për zbardhjen e vjedhjes së 21 milionë lekëve në degën e BKT-së në zonën e Bllokut, në Tiranë. Filmimet e rregjistruara nga kjo kamera tashmë janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë, ndërsa në këto pamje, njëri nga autorët e vjedhjes duket qartësisht në pjesën e fytyrës, pasi është kthyer në pjesën ballore të saj.

Pikërisht ky moment ka shërbyer për ngritjen e dyshimeve për dy persona, të cilët mësohet se tashmë janë identifikuar, por priten verifikimet e mëtejshme për të proceduar më tej me marrjen e tyre në pyetje apo dhe vënien në pranga nëse provat janë të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në grabitjen spektakolare të bankës.

Aktualisht hetimet janë përqëndruar pikërisht në këtë moment me shpresën e identifikimit të shpejtë të autorit, që është fiksuar nga filmimet e kameras, i cili mund të çojë edhe në zbulimin e autorëve të tjerë të grabitjes.

“Në këtë drejtim po punohet shumë me ekspertë të laboratorit të policisë shkencore dhe oficerë të policisë kriminale, me qëllim identifikimin e këtij personi”, thanë për Shqiptarja.com burime pranë grupit hetimor.

Ndërkohë dyshime të forta janë ngritur prej hetuesve se në këtë ngjarje mund të ketë gisht ndonjë prej punonjës ose ish-punonjësve të bankës, që mund tu ketë dhënë informacion grabitësve lidhur me koordinatat e sakta të vendodhjes së kasafortës të bankës në zonën e ish-Bllokut.

Rënia e alarmit, nuk u morën masa

Një person i maskuar shfaqet duke hapur një tunel tjetër që të çon tek kasaforta e bankës, thonë burimet dhe veprimi i fundit i tyre është kryer në datën 6 gusht ku nga ora 23:13 deri në orën 23:19 minuta është kryer edhe boshtisja e kasafortës me 21 milionë lekë, të cilat ishin në valutë kryesisht dollarë dhe euro. Prokuroria thotë se duke qenë se dhoma e kasafortës ka sistem sensorësh të instaluar, përveç kamerave, nga goditjet për hapjen e tunelit në dy raste, zyrtarët e bankës janë njoftuar në telefon se diçka po ndodhte.

Alarmi i parë ka mbërritur rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së premtes në telefonin e drejtorit të bankës, tek shefi i sigurisë dhe te shoqëria që ruante objektin. Kamerat tregojnë që ata shkuan në bankë dhe pasi këqyrin vendin dhe nuk konstatojnë asgjë largohen.

Alarmi i sensorëve ribie në telefonat e tyre edhe mbrëmjen e të shtunës dhe sërish ata rikthehen në vendngjarje pa zbuluar asgjë. Burimet thanë se mosveprimet e Luigj Gjonajt, drejtor i Bankës dhe shefit të sigurisë, Florian Skarra i dyshon ata për shpërdorim detyre e për këtë arsye ata janë arrestuar.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Grupi i ekspertëve: Demarkacioni një mashtrim total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In