• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hakmarrja/ Bombë në shishen e verës botuesit

by A R
17/08/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bomba të cilën e kishte “maskuar” në paketën që do ta dërgonte si dhuratë me një shishe vere brenda, ka qenë vetëm si një vërejtje ose paralajmërim për botuesin e gazetës Bota Sot. Kështu ka thënë J. Ll. në procesin gjyqësor që ka filluar sot në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona, shkruan tagesanzeiger.ch., transmeton albinfo.ch.

I akuzuari ka deklaruar se paketën e ka mbeshtjelle vetë dhe me këtë nuk ka dashur të lëndojë askënd, pasi ka konsideruar se ajo nuk funksionon dhe nuk do shpërthente. Por, në praktikë, hetuesit e kanë konstatuar të kundërtën, pra ajo do të shpërthente, sikur adresanti ta hapte në mënyrën e paraparë për hapje të paketave të tilla (PostPac, që mund të blihen në çdo filial poste në Zvicër).

Ndërkaq si “arsye” për këtë veprim të tij, i akuzuari ka përmendur tronditjen e fortë emocionale për viktimat civile të masakrave në luftën e Kosovës. Si reaksion të shpejtë nga kjo gjendje ai ka konstruktuar bombën në fjalë.

Vetëm rastësia ua ka shpëtuar jetën anëtarëve të familjes Mazrekaj (botues të gazetës) të cilët ndodheshin në shtëpi, në momentin kur po hapej paketa e ardhur me etiketën e një shisheje vere si dhuratë.

Kjo për faktin se botuesi (Xhevdet Mazrekaj), paketën e ka hapur rastësisht në atë mënyrë që nuk ka shkaktuar eksplodimin.

Po ashtu ka qenë rastësia ajo që ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit për postimin e bombës, një shqiptari nga Maqedonia, me shtetësi të dyfishtë maqedonase-zvicerane (J.Ll.), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Ai ka qenë i angazhuar në luftën e UÇK-së në Maqedoni.

Pas një rrahjeje në një diskotekë të Cyrihut, në vitin 2016, ku ishte përfshirë dhe ai, të akuzuarit i ishte marrë prova e ADN-së. Me krahasimin e saj është gjetur se ajo ishte identike me ADN-më e personit që kishte dërguar bombën në vitin 2002. Prej atëherë J. Ll. qëndron në paraburgim në Zvicër.

Sot ka filluar gjykimi i tij në Gjykatën Federale Penale në Bellinzona.

Për arsye se hapja e paketës ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë. Ndërsa mbrojtja do të provojë që kualifikimi i veprës si tentimvrasje e shumëfishtë të zbutet në tentimvrasje me paramendim. Ky ndryshim kualifikimi do të kishte ndikim të madh në vjetërsimin e lëndës. Në rastin e parë, ndjekja penale është e mundur edhe pas 30 vitesh nga kryerja ndërsa në të dytin, vetëm pas 15 vitesh.

Procesi do të vazhdojë edhe nesër ndërsa pritet të përfundojë më 20 shtator.

Next Post
Çmendet shqiptari në Itali, tenton të shtypë me makinë tregtarin sirian

Çmendet shqiptari në Itali, tenton të shtypë me makinë tregtarin sirian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com