• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrja! Basha në prag të përballjes finale me Berishën në shtator

by
19/06/2021 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar metodologjinë mbi bazën e së cilës do të analizohet rezultati zgjedhor i 25 prillit dhe gjithë proceset që pasuan këto zgjedhje. Metodologjia është e bazuar në disa pika në të gjithë frymën e saj theksi vendoset te qëndrimi se 25 prilli ishte një masakrës zgjedhore.

Në pikën e parë thuhet se “analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku”.

Pika e dytë ngarkon strukturat e partisë që brenda datës 1 korrik të dorëzojnë analizat për rezultatin në çdo seksion dhe grupseksion.

“Duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje: a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës; b) Nënkryetarët e Degës; c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore”, vijon dokumenti.

Më pas, përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Brenda datës 5 korrik 2021 drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Më pas, raporti analizues i paraqitet Kryesisë brenda datës 10 korrik. Në këtë datë nis faza e dytë e analizës, ku përfshihet sekretariati organizativ i partisë dhe organet e tjera drejtuese, që do të verifikojnë dhe analizojnë performancën e degëve.

Pika gjashtë është edhe më interesantja. Në këtë pikë, Sekretariatit Organizativ të Partisë Demokratike i jepet tagri që të propozojë pezullimin, apo shkarkimin e drejtuesve vendorë të partisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e rinj, proces ky që duhet të përfundojë para shtatorit.

Pra, Lulzim Basha pritet të ndëshkojë gjithë kundërshtarët e tij, duke filluar nga Bujar Nishani, që nuk do të jetë më në krye të Këshillit Kombëtar dhe pritet të emërojë gjithë besnikët e vet, në pritje të një përplasje të mundshme me Sali Berishën dhe njerëzit e tij, në shtator, atëhere kur dhe Berisha pritet të përjashtohet nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non grata nga SHBA. /Tema/

Next Post
FOTO/ Alkool dhe kërcim mbi tavolina. Tifozët britanikë “tërbohen” në sheshin “Skënderbej” gjatë ndeshjes Angli-Skoci

FOTO/ Alkool dhe kërcim mbi tavolina. Tifozët britanikë “tërbohen” në sheshin “Skënderbej” gjatë ndeshjes Angli-Skoci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In