• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Guida Studentore”, përfitimet nga “Karta e Qytetit”

by A R
24/10/2017 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kryebashkiaku Veliaj prezantoi “Guidën Studentore” në nisje e vitit të ri akademik, Bashkia e Tiranës ka vijuar gjatë kësaj jave promovimin e libërthit me informacione utilitare e orientuese për studentët e sapoardhur në të gjitha fakultetet.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Manziku, ishte sot në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku zhvilloi një orë informuese leksioni për shërbimet që ofron qyteti i Tiranës dhe theksoi se kryeqyteti mirëpret këdo që dëshiron të arsimohet këtu.

“Tirana është pak a shumë ai vendi ku shkrihen shumë kultura të vendit tonë. Tirana është e hapur njësoj për të gjithë, u jep të gjithëve shansin të studiojnë e zhvillojnë karrierën e tyre. Kjo guidë është një libërth mirëseardhjeje për të gjithë ju që keni ardhur të studioni në kryeqytet”, tha Mazniku.

Ai shtoi se shumë shpejt studentët do të kenë mundësi të përdorin “Kartën e Qytetit”, e cila përfshin edhe “Kartën e Studentit”. Karta do të shfrytëzohet jo vetëm për linjat e transportit, por edhe për të përfituar një sërë shërbimesh të tjera me çmime më të lira.

“Jemi duke punuar për Kartën e Qytetit. Një nga elementët kryesorë që do të kryejë kjo kartë është të shërbejë si një biletë permanente. Pra, do të kalojmë të gjitha linjat e autobusit në Tiranë, në linja që do të jenë të pagueshme përmes një bilete elektronike. Do të përfundojmë procesin e biletimit elektronik, nga i cili do të prodhohet “Kartat e Qytetit”, që më pas do të përfshijë edhe Kartën e Studentit. Shërbimet që do të ofrohen me këtë kartë do jenë më të lira dhe të përcaktuara për studentët”, tha Mazniku.

Nënkryetari i bashkisë vlerësoi se Guida Studentore ndihmon të rinjtë që të njihen me të gjitha aktivitetet apo shërbimet që ofron kryeqyteti shqiptar. “Kapitulli i parë flet për transportin publik, me të gjitha linjat e autobusëve. Pjesa e dytë ka të bëjë me akomodimin në qytet dhe procedurat për regjistrimin në rezidencat studentore; si funksionojnë, ku janë godinat, si funksionon struktura e brendshme dhe çfarë shërbimesh ofrohen. Elementi i tretë ka disa informacione bazike për urgjencat mjekësore, zjarrfikëset, policinë etj”, tha ai.

Në qytetin e Tiranës ka një numër të madh bibliotekash nëpër lagje të cilat mund të përdoren edhe si qendra multifunksionale për aktivitete të ndryshme rinore, që janë të përfshira në guidë. Çdo vit në qytetin e Tiranës fillojnë studimet mbi 10.000 studentë në degë të ndryshme. Duke vlerësuar mbështetjen për të rinjtë si një ndër prioritetet kryesore të punës së saj, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për ofrimin e shërbimeve për nxënësit dhe studentët./a.m.

Next Post
Si organizohej kultivimi në tunelin e drogës, flasin 9 gratë e punësuara

Si organizohej kultivimi në tunelin e drogës, flasin 9 gratë e punësuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

August 18, 2026
“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

August 18, 2026
Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

August 18, 2026
Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

August 18, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com