Gruaja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).
Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por shëndeti i kryeministrit dhe gruas së tij është e qëndrueshme.
Më 13 mars Spanja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid-19.
Aktualisht në Spanjë janë regjistruar 29 viktima dhe 8,744 të infektuar nga koronavirusi.
Ndërkohë në Spanjë janë regjistruar 297 viktima nga Covid-19 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 8,744.
Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi pas Italisë.
Landi i Bavarisë në Gjermani ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme pasi ministria e ekonomisë e vendit lëshoi një paralajmërim të ashpër.
Markus Soeder, krytari i landit që kufizohet me Zvicrën dhe Austrinë, tha të hënën e 15 marsit në Mynih se situata është shumë serioze dhe po ndryshon çdo ditë, për fat të keq jo për mirë.
Aktualisht në Gjermani janë shënuar 13 viktima dhe 6,248 raste me koronavirus.
g.kosovari











