• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi i shpendëve/ ISUV: U konfirmua 2 ditë më parë, s’përbën rrezik për njerëzit. Kemi gjetur vendin e groposjes. Vezët…!

by Java News
21/03/2022 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka dalë ditën e sotme në një konferencë, në lidhje me situatën e shkaktuar nga gripi i shpendëve.

Ermira Gjeci, zëvendës ministrja e Bujqësisë tha se janë marrë të gjitha masat, ndërsa shtoi se ISUV ka qenë në monitorim që prej datës 7 mars deri më 17 mars, kur dhe janë zbuluar rastet e para me gripin e shpendëve.

Gjeci theksoi se kjo sëmundje nuk shkakton probleme te produktet dhe nënproduktet e  shpendëve dhe në shëndetin e njerëzve.

“Nga data 7 deri në datën 17 mars Shërbimi Veterinar Zyrtar i ministrisë së Bujqësisë ka qenë në ndjekje të të gjithë situatës. Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe në është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve.

 Veterinerët zyrtarë janë në terren, kanë karantinuar zonën e cila ka rezultuar pozitive. Protokolli parashikon që në rrezen prej 3 kilometrash quhet vatra e infeksionit e cila karantinohet dhe në rrezen prej 10 kilometrash është zona e cila monitorohet. Janë vënë nën monitorim fermat e kësaj zone të cilat gjurmohen dhe dërgohen për analizim. Për sa i përket zonës së karantinën veza është e izoluar, AKU ka marrë masat për këto produkte, por kjo sëmundje nuk shkakton problematika te produktet dhe nënproduktet e shpendëve në shëndetin e njerëzve. Mjafton të merren masat e duhura siç është gatimi i produkteve dhe nënprodukteve në 70 gradë.”- deklaroi ajo.

Ndersa Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika ka deklaruar sot në konferencër për mediat se groposja e pulave është vonuar për shkak të mosgjetjes së një vendi të përshtatshëm.

“Kemi dërguar kërkesën në datën 7 Mars. Vendi përcaktohet nga pushteti vendor. Aktualisht është arritur dakordësia dhe do të fillojë largimi i tyre. Kemi bërë kërkesa pafund. Kemi një javë që përpiqemi të gjejmë një vend ku do të groposen kafshët e ngordhura. Në datën 19 Mars u ndryshua kuadri i procedurave. Zbatuam planin e emergjencës për këto sëmundje.

Ligji jonë parashikon edhe groposjen. Edhe metodën e djegies. Secili duhet të shprehet në bazë të legjislacionit për të gjetur vendin e duhur. Ne sot e kemi gjetur vendin dhe shumë shpejt fillon procesi. Ne kemi ndërhyrë në komunikim me mediat. Do iu vëmë në komunikim për vendin sapo të kemi konfirmimin zyrtar.

Duhen shmangur blerjet në rrugë. Është ndaluar shitja e shpendëve të gjallë në tregje. Duhet të drejtohen vetëm në njësitë e shitjes. Në këto raste kur ne garantojmë ë e kemi nën kontroll. Kjo është e domosdoshme për konsumatorin dhe jo emri i kompanive që i tregon ato. Kemi ndaluar hyrje daljet e shpendëve të gjallë dhe daljeve nga etsabilimentet të produkteve vezë. Sepse hyrjet daljet e pakontrolluara mund të sjellë që mund të merret produkti dhe të çohet në ferma të tjera që nuk janë të prekur.

Masat janë marrë në 19 Mars 2022. Kjo do të thotë që vezët që gjenden në treg janë të prodhuara në datat e mëparshme. Vezët mund të qëndrojnë në treg për 21 ditë dhe në rast se nuk shiten kthehen mbrapsht dhe asgjësohen”, tha ato./m.j

Next Post
“Ishte e fejuar kur e rrëmbeva, ai më tha ‘jetë të lumtur’”/ Dashuria që u ‘transformua’ në divorc, 36-vjeçari: Mori Zoti hak, më tradhtoi! Nëna e 3 fëmijëve: Më dhunon!

“Ishte e fejuar kur e rrëmbeva, ai më tha ‘jetë të lumtur’”/ Dashuria që u ‘transformua’ në divorc, 36-vjeçari: Mori Zoti hak, më tradhtoi! Nëna e 3 fëmijëve: Më dhunon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

August 12, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

August 12, 2026
VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

VIDEO/ Katastrofë nga zjarret në Francë, 1200 persona të evakuuar nga një kamping, situatë alarmante në Pas-de-Calais

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com