• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Graham Watson: BE të ‘riformatohet’, Ballkani e Shqipëria meritojnë një perspektivë konkrete, jo fjalë

by A R
13/04/2018 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sir Graham Watson ishte një deputet i Parlamentit Europian nga viti 1994-2014. Ai udhëhoqi në Parlament grupin e liberal demokratëve nga viti 2002 deri në 2009-n, si dhe ishte presidenti i “Aleancës së Liberal Demokratëve për Europën” në periudhën 2011-2015. Aktualisht, Sir Watson është një anëtar i Komitetit Europian Ekonomik dhe Social, e gjithashtu shërben si këshilltar në disa kompani ndërkombëtare.
Në një editorial të publikuar ditën e sotme në “Euroactiv”, Watson hedh kritika të forta për qasjen e deritanishme të BE-së ndaj Ballkanit, ndërsa thekson se është koha që Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit të shohin një perspektivë konkrete, përndryshe rajoni mund të shndërrohet në një fushë shahu në një luftë gjeopolitike mes Perëndimit dhe Rusisë.
“Për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, perspektiva e një anëtarësimi të largët nuk është më e mjaftueshme. Bashkimi Europian duhet t’i kundërpërgjigjet propagandës ruse dhe të angazhohet në një qasje më të zgjuar në rajon. Është nevoja për një qasje të re, shumë më kuptimplotë”, shkruan Sir Graham Watson.
*Lexoni më poshtë, editorialin e plotë të Sir Graham Watson*:
Jetëgjatësia e jashtëzakonshme e paqes në Europën Perëndimore, e siguruar për tre breza nga llaçi i Bashkimit Europian dhe tullat e NATO-s, tashmë përballet me trazira nga brenda dhe grabitqarë nga jashtë. Reve të zeza të panoramës politike i janë bashkuar edhe shkreptimat e rrufeve nga gjeopolitika. Kjo trashëgimi e paqes nuk mund të garantohet më gjatë duke gjetur strehë në “bunkerin” e identiteteve kombëtare.
Në mënyrë të jashtëzakonshme, në përgjigje të kërcënimeve të jashtme, tendenca e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka qenë të bëhen bashkë. Sulmi i fundi me një gaz nervor i një agjenti të dyfishtë rus në Salisbury, pranë Londrës, nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dhe diplomacisë, me qëllim ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë politike për Bashkimin Europian. Dhe është një vend që duhet të largohet nga Bashkimi Europian, ai që pikërisht thekson nevojën për të ruajtur unitetin.
Nuk është nevoja as për të qenë një luftëtar i sprovuar dhe as një idhtar i teorive konspiracioniste, për të kuptuar se si Rusia është duke u shfaqur gjithmonë e më shumë në derën tonë. Ata ndërhynë ushtarakisht në Ukrainë dhe vazhdojnë të ndërhyjnë përmes mekanizmave të tjerë në Kaukazin Jugor.
Për më tepër, Rusia po konkurron me Bashkimin Europian për një rol në Ballkanin Perëndimor, duke qenë aktiv edhe në politikën e vendeve anëtare të BE-së në këtë rajon. Përmes shfrytëzimit të lidhjeve historike dhe kulturore, si dhe duke shfrytëzuar vështirësitë politike dhe ekonomike, Moska përpiqet të rrisë influencën e saj. E pa dyshim, dora e Rusisë ndihet që nga Tiraspoli (Moldavi), deri në Tiranë.
Ndërhyrja ruse në punët e të tjerëve po funksionon. Mbështetja publike për integrimin në Bashkimin Europian është në rënie. Siç kryediplomatja europiane, Federica Mogherini, u shpreh në mars të vitit të kaluar, paqëndrueshmëria politike në Ballkanin Perëndimor rrezikon që të shndërrojë rajonin në një fushë shahu në përballjen gjeopolitike midis Rusisë dhe Perëndimit.
Për fat të mirë, presidenca aktuale e BE-së është në duart e një shteti ballkanik. Bullgaria ka rikthyer Ballkanin Perëndimor fuqimisht në axhendën e BE-së. Dhe pas një periudhe të gjatë të “lodhjes nga zgjerimi”, ka një ndërgjegjësim të ri politik në Bruksel, për nevojën për të adresuar ambicjet e shteteve, viktima të luftrave të fundit të ndodhur në kontinentin tonë.
Në një moment që konfirmoi tatëpjetën e Kristian-Demokracisë së post-Kohlit, Junker, në fjalimin e mbajtur pas zgjedhjes së tij në vitin 2014, përjashtoi mundësinë e një zgjerimi të ri përsa kohë ai do të drejtonte Komisionin, ndërsa theksoi se “Në Europë është përhapur një ndjesi e lodhjes nga zgjerimi”.
Tani, në programin përgjatë presidencës së saj, Bullgaria këmbëngul që të rikthejë zgjerimin si një përparësi kyçe për Unionin. Bullgaria u zotua se do të ishte një “presidencë ballkanike” dhe është duke punuar fort për t’i garantuar Ballkanit Perëndimor një perspektivë europiane. Ekziston një plan të zbatim për secilin prej këtyre shteteve, pa krijuar pritshmëri jorealiste, por me hapa të mirëpërcaktuar.
Dialogu është një element thelbësor në këtë proces, kështu që presidenca bullgare e Borosiv është duke organizuar një samit informal me kryetarët e shteteve në muajin maj. 15 vjet pas Samitit të Selanikut, gjashtë liderat e Ballkanit Perëndimor do të takohen me homologët e tyre europianë.
Për bullgarët, integrimi i Ballkanit është shumë i rëndësishëm, për të rritur investimet, ndërlidhjen dhe për të zgjeruar tregun e mundësitë e punësimit, por gjithashtu për të mbajtur zotimin e progresit në rrugën e BE-së. Bullgaria e di shumë mirë se kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin në Europë.
Siç tregojnë progresraportet specifike për çdo shtet që do të publikohen në 17 prill, mbështetja për anëtarësimin në BE në Ballkanin Perëndimor mbetet e fortë, por e cënueshme nga një “erozion” i mundshëm. Mbështetja më e fuqishme vërehet në Shqipëri, një vend që po kthen faqen e të kaluarës, duke u zhvilluar me shpejtësi, në të njëjtën kohë që po lufton me sukses kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
“Strategjia shqiptare e Luftimit të Ekstremizmit të Dhunshëm” është dizenjuar për t’u përputhur me nismën e kundëterrorizmit BE-Ballkan Perëndimor. Disa pyesin nëse Shqipëria duhet të marrë aprovimin nga Komisioni dhe nga Këshilli për nisjen e negociatave. Pikëpyetja mbi koston e mohimit të një bashkëpunimi të tillë, hedh më shumë dritë mbi sfidat që përballemi.
Perspektiva e një anëtarësimi të mundshëm mund të mos jetë më e mjaftueshme. Bashkimi Europian duhet t’i kundërpërgjigjet propagandës ruse dhe të angazhohet në një qasje më të zgjuar. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është duke u fokusuar tek impakti dhe ndikimi i prezencës së tij në rajon.
Duhet kuptuar se të gjashtë këto shtete marrë së bashku kanë një popullsi prej vetëm 18 milionë banorësh. Ne nuk mund të ndajmë integrimin ekonomik nga axhenda e sigurisë. Një qasje e re, më kuptimplotë dhe e basuar në besim të ndërsjelltë është e domosdoshme.
Next Post
Theresa May nxjerr thonjtë: Assadi duhet të ndëshkohet

Theresa May nxjerr thonjtë: Assadi duhet të ndëshkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

October 29, 2026
Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

Veliaj në të njëjtin burg me vrasësin e katër grave, ndaj të cilit mbajti qendrim publik

October 29, 2026
Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

Armëpushimi në Oleshki hyn në ditën e tretë, shpresat për ndihmë humanitare ndeshen me frikën nga dëbimet

October 29, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

October 29, 2026
Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In