Në kampionatin e Afrikës së Jugut ka ndodhur diçka e rrallë. Një portier ka shënuar një gol me roveshatë në minutën e 95 të ndeshjes.
Baroka po mundej 1-0 nga Orlando Pirates, kur Masuluke Oscarine la portën për të tentuar barazimin në një goditje këndi.
Ky portier shënoi një gol spektakolar me roveshatë dhe me siguri do të jetë kandidat për çmimin Pushkash si goli më i bukur i vitit./a.k