• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FA rekrutime për ushtarë aktivë, kriteret dhe dokumentet që duhen për regjistrim

by A R
01/12/2016 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura vijojnë procesin e rekuritmit për ushtarë / detarë aktivë.

Gjatë kësaj faze, të gjithë të interesuarit mund të depozitojnë dokumentat e tyre pranë Qëndrës së Përsonel Rekurtuimit (QPR) deri në datë 19 dhjetor 2016.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve / detarë aktivë është:

    – Të ketë shtetësi shqiptare.

    – Të ketë figurë të pastër morale.

    – Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.

    – Të mos jetë në ndjekje penale.

    – Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.

    – Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata

    – Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.

    – Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga qendra shëndetësore e vendbanimit të kandidatit.

   – Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.

   – Kandidatët për ushtar/detar aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.

   – Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.

Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP.

Mosha minimale e rekrutimit është 18 deri në 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar /detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

 Aplikantët plotësojnë:

–  formularin e aplikimit

–  formularin e pranimit të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.

 Procedurat, kriteret, rregullat e testimit janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA.

Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, këto dokumente:

    – Kërkesë me shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, deklarimi se ka qenë i padënuar brenda dhe jashtë vendit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara

    – Fotokopjen e kartës së identitetit

    – Certifikatë familjare

    – Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm

    – Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit ose të arsimit të lartë të noterizuar

    – Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar

    – Dëshmi penaliteti

    – Vërtetim nga prokuroria;

    – Vërtetim nga gjykata

Kandidatët gjithashtu duhet të paraqesin edhe këto dokumenta mjekësore:

  1. Raportin mjekësor të lëshuar nga Komisioni mjeko – ligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit të shoqëruar.
  2. Një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndeteshëm dhe nuk ka sëmundje infektive.
  3. Ekzaminimet për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.

Në këtë faze, FA do të rekurtojë afërsisht 200 të rinj.

/a.m.

 

Next Post
Vjedh lirisht 39 kg ar me vlerë 1.6 mln euro… ikën teksa roja po bisedonte me shoferin e kamionit (VIDEO)

Vjedh lirisht 39 kg ar me vlerë 1.6 mln euro… ikën teksa roja po bisedonte me shoferin e kamionit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
“Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën”/ Fauci tjetër paralajmërim: Koronavirusi s’ka përfunduar ende, por…

COVID-19, SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

June 19, 2026
VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In