• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditje korrupsionit dhe krimit të organizuar, rekomandimet e qeverisë për prokurorinë

by A R
25/04/2018 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi ditën e djeshme një takim me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, ku i përcolli rekomandimet e qeverisë për organin e akuzës për vitin 2018, miratuar me VKM në mars të këtij viti. Dy shtyllat kryesore të rekomandimeve mbeten lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rekomandimet, të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare, përbëhen nga pesë shtylla kryesore: Pavarësia e prokurorit, hetimi i zyrtarëve të korruptuar, lufta ndaj krimit të organizuar, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Në një takim të zhvilluar në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme, Gjonaj ka renditur një sërë problematikash dhe shqetësimesh, për të cilat, sipas qeverisë, organi i Prokurorisë duhet të jetë më efektiv. “Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar, është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin europian të vendit” u ka thënë Gjonaj prokurorëve, duke nënvizuar se ngritja e Prokurorisë së Posaçme do t’i japë një tjetër dimension mënyrës së hetimit dhe procedimit të këtyre veprave.

Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, Gjonaj nënvizoi se ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale do të bënte të mundur përmbushjen e standardeve për integrimin europian. Duke folur për Reformën në Drejtësi si një objektiv kryesor i qeverisë, ministrja Gjonaj është ndalur edhe në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Largimi nga sistemi i prokurorëve të korruptuar, me lidhje me krimin apo të paaftë do të ndihmojë pjesën e shëndoshë të prokurorëve, që t’u vlerësohet përkushtimi dhe puna e palodhur në luftën kundër kriminalitetit”, ka thënë ministrja e Drejtësisë. Gjonaj është ndalur edhe në fenomenin e mbylljes së çështjeve penale nga prokurorët, duke theksuar: “Konstatohen mbyllje të çështjeve me vendime për mosfillim hetimi, në një kohë kur për të arritur në këtë konkluzion, rezulton se janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga prokurori i çështjes. Kjo vendimmarrje është tërësisht e paligjshme”. Ministrja e Drejtësisë ka inkurajuar Prokurorët për të kryer detyrën e tyre me përkushtim dhe ndershmëri, në zbatim dhe vetëm për zbatim të ligjit.

PRIORITETET
Ndër prioritetet e rekomandimeve të vendosura nga qeveria drejtuar Prokurorisë, si më të rëndësishme shihen hetimi i zyrtarëve të korruptuar dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Për të parën, qeveria rekomandon që nga Prokuroria të ketë më shumë hetime proaktive dhe me teknika speciale. Gjithashtu, kërkohen edhe thellime në hetimet pasurore, që të rritet numri i aseteve të sekuestruara në fazat e para të hetimit. Qeveria kërkon nga Prokuroria që të bashkëpunojë me agjencitë e huaja ligjzbatuese, sa u përket hetimeve pasurore. Qeveria porosit Prokurorinë që të rrisë edhe cilësinë e hetimeve, në mënyrë që personat që dërgohen për gjykim, të mos kenë mundësi t’i shmangen asaj. Vlen për t’u theksuar edhe rekomandimi për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të korruptuar. Qeveria kërkon nga Prokuroria që të ashpërsojë kërkesat për masa sigurimi ndaj zyrtarëve publikë të akuzuar për korrupsion. Kjo do të thotë që të ketë më shumë kërkesa për masa arresti me burg, sesa detyrim paraqitjeje apo arrest shtëpiak. Në të njëjtën linjë janë edhe rekomandimet për luftën ndaj krimit të organizuar, ku kërkohen hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse dhe masa më të rrepta shtrënguese.

DISA NGA REKOMANDIMET KRYESORE
HETIMI I ZYRTARËVE TË KORRUPTUAR

1-Rritje të hetimeve proaktive dhe teknikave speciale të hetimit;
2-Kryerja e hetimeve sistematike pasurore dhe rritje e numrit të aseteve të sekuestruara që prej fazës fillestare të hetimit dhe konfiskimin e tyre në përfundim;
3- Hetime të shpejta dhe bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese;
4- Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, sidomos për kryerjen e hetimeve pasurore financiare, që lidhen me veprat penale të korrupsionit;
5- Përmirësimi i cilësisë së hetimeve të kryera me qëllim rritjen jo vetëm të personave të dërguar për gjykim, por edhe rritje të personave të dënuar me vendim të formës së prerë;

6-Ashpërsim të politikës penale në drejtim të masave të sigurimit dhe atyre të dënimit;
HETIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR
1-Forcim të bashkëpunimit me Policinë Gjyqësore dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim shkëmbimin e informacionit, kryerjen e analizave dhe vlerësimeve të përbashkëta, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve ndaj grupeve të strukturuara kriminale;
2-Hetime sistematike pasurore dhe rritje të numrit të aseteve të konfiskuara, në zbatim të ligjit 10192/2009, ndryshuar me ligjin 70/ 2017, specifikisht në drejtim të masave parandaluese;
3- Rritje të numrit dhe cilësisë së hetimeve për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale dhe atë të pastrimit të parave, në funksion të rritjes së numrit të çështjeve dhe të pandehurve të dërguar për gjykim;
4-Rritjen e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese rajonale dhe ndërkombëtare në funksion të efektivitetit të hetimeve për grupet e strukturuara kriminale, që lidhen sidomos me trafikimin e narkotikëve, pastrimit të parave, financimin e terrorizmit, trafikimin e qenieve njerëzore, në rastet e emigrimit, veçanërisht për kategori vulnerabil, si azilkërkuesit dhe personat e mitur të pashoqëruar;
5- Rritje të numrit dhe të cilësisë së hetimeve, duke përdorur teknikat speciale të hetimit;
6- Ashpërsim të politikës penale në drejtim të masave të sigurimit dhe atyre të dënimit;
7-Forcim të kapaciteteve profesionale të prokurorëve, por edhe të oficerëve të Policisë Gjyqësore;
8- Rritja e aksesit dhe e përdorimit të të dhënave në databazat shtetërore, në funksion të shpejtësisë dhe efektivitetit të së hetimeve;
9- Rritjen e cilësisë së mbajtjes dhe raportimit të të dhënave statistikore, duke rritur profesionalizmin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit;/Panorama/a.m.

Next Post
Jeremiç akuzon sërish Vuçiçin e Thaçin: SHBA-ja ua mbylli pazarin e territoreve

Jeremiç akuzon sërish Vuçiçin e Thaçin: SHBA-ja ua mbylli pazarin e territoreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

October 9, 2026
“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

October 9, 2026
“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

October 9, 2026
E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

October 9, 2026
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

October 9, 2026
Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

October 9, 2026
EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

October 9, 2026
“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

October 9, 2026
“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Do drejtohet nga…

“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Do drejtohet nga…

October 9, 2026
Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com