• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai kishte mendimin e tij, por…”- A u bind Braçe nga Rama në momentin e fundit, Klosi zbulon detajet para votimit të Territoriales: Kur vota është politike…

by A. Q
09/10/2026 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miratoi pas mesnatës Reformën Territoriale me 85 vota pro dhe 34 kundër, duke hapur rrugën për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Mazhoranca e paraqet ndryshimin si një mundësi për bashki më të fuqishme financiarisht, ndërsa opozita dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë ngritur shqetësime për konsultimin publik.

Edhe Erion Braçe, i cili në fillim e kishte kundërshtuar Reformën Territoriale, votoi pro. Sot ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Blendi Klosi, i cili u shpreh se ‘të gjithë kanë dhënë mendimet e tyre, por është e shkruar në rregulloren e grupit parlamentar se ku vota është politike, do të duhet të ndiqet nga të gjithë’.

Pjesë nga intervista:

Sidorela Gjoni: Si u bind Erion Braçe? Sepse pati takime ballë për ballë me kryeministrin Edi Rama disa nga personazhet të cilët ishin në mëdyshje.

Blendi Klosi: Unë isha prezent dhe po ju them që ishte një diskutim shumë i hapur përsa i përket kësaj pjese të diskutimit. Pra, Erioni shprehu dhe në mbledhjen e grupit arsyet pse do të donte të bëhej në kah të kundërt diskutimi. Pra në radhë të parë të flitej për kompetencat, të flitej për financat e Bashkive, të flitej për çfarë do të bëhej më mbrapa dhe më pas të hynim te harta. Natyrisht që nuk kishte ndonjë gjë ekstravagante.

Sidorela Gjoni: A votuan kolegët tuaj nën presionin e një fjalie ‘kush nuk voton le të ikë’?

Blendi Klosi: Jo, nuk është presion i një fjalie, është e shkruar në rregulloren e grupit parlamentar, në statutin e partisë, kur vota është politike, do të duhet të ndiqet nga të gjithë.

Sidorela Gjoni: A lejohet që të ketë secili mendimin e tij?

Blendi Klosi: Padyshim, secili ka mendimin e tij. Edhe unë e dhashë mendimin tim.

Sidorela Gjoni: A dëgjohet mendimi?

Blendi Klosi: Padyshim. Pse, mendimi i Erionit nuk është dëgjuar?

Sidorela Gjoni: Erion Braçe nuk do që Divjaka të shkrihet si bashki.

Blendi Klosi: Dakord, kishte opinionin e tij. Mblidhen opinionet, prandaj është forcë politike, prandaj është strukturë politike, janë vektorë që jo të gjithë kanë të njëjtin kah, por që mblidhen drejt magnetit të madh, dhe është Partia Socialiste.

Next Post
Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com