• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjyqi hedh poshtë padinë e Grabovcit ndaj Insajderit për përgjimet

by Java News
12/11/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Padia e Adem Grabovcit që kërkon nga “Insajderi” kompensim të dëmit jomaterial është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore. Bashkë me padinë, është hedhur poshtë edhe kërkesa për masë të përkohshme-largimin nga publikimi të përgjimeve, pjesë e serisë “Dosja e Shefave”

Adem Grabovci sërish ka marrë lajm jo të mirë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Gjyqi ka vendosur për hedhur poshtë padinë e tij kundër Insajderit për kompensim të demit jo-material. Po ashtu gjykata ka rivendosur për hedhjen poshtë edhe të kërkesës për caktimin e masës së sigurisë-largimin nga publikimi të materialeve që janë pjesë e serisë “Dosja e Shefave”.

Rasti është kthyer në rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Apelit, i cili kërkonte që Gjykata Themelore të kërkonte më shumë material nga paditësi. Apeli nuk ishte pajtuar me vendimin e shkallës së parë që kishte hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme. Apeli urdhëroi që Themelorja të shqyrtonte sërish këtë kërkesë dhe të kërkonte material shtesë lidhur me padinë për kompensim.

Por, Gjykata Themelore nuk është bindur nga materialet shtesë të dorëzuara nga Florent Latifaj, avokati i Grabovcit. Ai i ka dorëzuar gjykatës të gjithë materialin e publikuar nga Insajderi, që është pjesë e serisë “Dosja e Shefave”.

Këtë e ka bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që kërkonte nga shkalla e parë që të kërkojë material shtesë nga paditësi lidhur me padinë e tij dhe kërkesën për masë te përkohshme – largimin e incizimeve të publikuara.  Por, Gjykata Themelore ka konkluduar se paditësi, i cili ka dorëzuar tërë materialin, nuk ka specifikuar se në cilën pjesë të tij i shkaktohen dëme klientit të tij, deputetit Adem Grabovci.

“… paditësi i ka bashkangjitur si prova materiale artikujt e publikuar nga të paditurit, transkriptet e bisedave telefonike të paditësit me persona tjerë si dhe CD-të e këtyre incizimeve. Mirëpo nuk janë specifikuar asnjëra nga këto biseda se paditësit i kanë shkaktuar dëmin jo material, nuk jane konkretizuar bisedat e tilla si dhe nuk është specifikuar propozimi se për cilat biseda behet fjale- për ato të cilat tashme janë publikuar apo për ato te cilat paditësi pretendon se do te publikohen”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të marrë më  11 nëntor të këtij viti.

Kjo ka shtyrë gjykatën që të ri-vendos për hedhjen poshtë të kërkesës së Grabovcit.

“Parashtresa e dorëzuar për plotësimin e padisë dhe propozimit për caktimin e masës së sigurimit nuk është korrigjuar, ngase në mënyrën se si është formuluar nuk i plotëson kushtet që gjykata të veproj sipas të njëjtave për shkak se nuk është sqaruar kërkesëpadia dhe propozimi për masën e sigurimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

E njëjta shkallë gjyqësore, më 12 gusht të këtij viti, kishte hedhur poshtë kërkesën e Grabovcit për masë të përkohshme, me arsyetimin se nuk ka kurrfarë shkelje ligjore dhe se paditësi – Adem Grabovci, nuk ka ofruar asnjë provë se Insajderi ka shkelur privatësinë, apo të drejtat tjera kushtetuese.

Por, ishte shkalla e dytë, Gjykata e Apelit, që hedhi poshtë vendimin e Gjykatës Themelore  duke i dhënë udhëzime të qarta avokatit të Grabovcit, se çfarë veprimesh dhe provash duhet të prezantojë kundër Insajderit në rastin e publikimit të përgjimeve, përgatiti “Insajderi.com”. (b.an)

Next Post
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, debat i ashpër Nishani-Tahiri: Po flet si opozita!

SKANDAL në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë/ Këshilltari i Nishanit pa çertifikatë sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com