• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata i dha vulën Berishës, Mërtiri: Opozita e paaftë të mundë Ramën, Basha t’i dalë kundër sistemit

by A M
11/06/2024 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit i riktheu vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës, të cilat deri mëngjesin e sotëm i mbante Lulzim Basha. Ergys Mërtiri në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Aleksandër Furxhi thotë se pas këtij vendimi, Basha duhet të dalë kundër trinomit Berisha-Meta-Rama. Sipas Mërtirit, nëse Basha nuk e ankimon vendimin dhe logoja mbetet te Berisha nuk do të prodhojë asgjë të re, pasi opozita e izoluar ndërkombëtarisht nuk është e aftë që të mundë pushtetin.

-Vendimi i Gjykatës së Apelit ka shkaktuar hidhërim për disa dhe për disa gëzim. Përtej ndjesive dhe pasioneve politike, çfarë shënon me syrin e vëzhguesit politik vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit?

Mërtiri: E shoh këtë vendim si pjesë të dualizmit ku ka hyrë e gjithë politika shqiptare gjatë këtyre tre viteve që nga shpallja “non grata” e zotit Berisha. Politika nuk është më ajo që ka qenë, ka hyrë në një epokë të re. Epoka është në fillimet e veta dhe e ka ndarë politikën shqiptare në dy pjesë, njëra është pro SPAK, Amerikës dhe të tjerëve që janë jashtë sistemit dhe pjesa tjetër që është në mbrojtje të sistemit. Edhe Gjykata është e ndarë në këto dy pjesë, një pjesë e Gjykatës jep vendime kundër sistemit 33-vjeçar, kurse një pjesë tjetër jep vendime pro sistemit 33-vjeçar. Për pasojë dhe vula ka kaluar nga njëri kah në tjetrin, në varësi të influencave ose presioneve politike me të cilat përballet Gjykata në procesin e radhës të kësaj odiseje. Nëse Basha do ta apelojë këtë do të kemi një vendim tjetër, i cili nuk do të sjellë asgjë të mirë për politikën shqiptare, vetëm zvarritje të një odiseje e cila e ka lënë vendin për tre vite pa opozitë. Me kalimin e vulës në anën e zotit Berisha thjesht zgjaten grahmat e fundit të një politike e cila është me një këmbë në varr. Është një opozitë e izoluar dhe e paaftë që të përmbysë pushtetin dhe aq më tepër një opozitë që as nuk e ka në fokus përmbysjen e Edi Ramës, ka objektiv mbijetesën e vetvetes.

-Pas vendimit të Gjykatës ka dy verisone; ose Basha do krijojë parti të re ose do detyrohet të shkrihet te Berisha. Ti çfarë beson se do të ndodhë?

Mërtiri: Unë nuk e shoh shumë të rëndësishme se çfarë bën Basha. E shoh të rëndësishme se çfarë bën SPAK dhe amerikanët sepse ata po e prodhojnë gjithë këtë tension që është krijuar te sistemi politik shqiptar. Basha qartazi duht të dalë kundër këtij sistemi politik që do të thotë duhet të jetë kundër Berishës, Ramës, Metës. Çdo qasje të opozitës që deri tani është quajtur zyrtare me pjesën tjetër unë e shoh nënshtrim të kësaj ndaj sistemit politik dhe e shoh si kontribut për të mbajtur atë që ka qenë në këto 33 vite. E vetmja peshë që mund të ketë sot Basha është që të dalë kundër sistemit politik ekzistues, të jetë kundër trinomit Berisha-Meta-Rama./Vizion Plus

Next Post
Pas Vulës, ky është deputeti i parë që mund të kalojë nga Basha te Berisha

Pas Vulës, ky është deputeti i parë që mund të kalojë nga Basha te Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com