• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

by A R
16/09/2026 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka lënë në fuqi këtë të martë masën e sigurisë arrest në burg për kryeartin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Apeli kishte vendosur më 13 mars 2025 lënë në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO).

Çështja u rikthye për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkonte Gjykatës së Lartë të arsyetonte pretendimet e Veliajt për joproporcionalitetin e masës së sigurisë, por sërish vendimi i Apelit u la në fuqi.

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, theksoi se për të analizuar më mirë vendimin e Gjykatës së Lartë, së pari, duhet parë arsyetimi i vendimit.

“Ne nuk e dimë nëse Gjykata e Lartë e ka respektuar apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do ta shikojmë te arsyetimi. Gjykata e Lartë ka një format shumë standard, e shikon veten si gjykatë ligji”, tha ai.

Avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca u shpreh se Veliaj i ushtron kompetencat e tij, por brenda kornizave që i lejojnë rrethanat e paraburgimit.

“I ushtron, por brenda kornizës që i lejon të qenurit pas hekurave. Ai nuk takon deputetë, politikanë, as funksionarë dhe as stafin. Firmos nëpërmjet korrierit që i çojnë nga sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe nëpërmjet meje. Sigurisht që është i kufizuar. Ai takon vetëm avokatin, nënën e vet, gruan dhe dy fëmijët e tij. Nuk ka takime të përditshme pune me stafin”, tha ai.

Ai theksoi se do pritet njëherë zbardhja e arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa më pas shpjegoi dhe dy rrugët që do ndjekin.

“Kemi mundësi apelimi, patjetër. Ne do e vlerësojmë, sepse ne do e shikojmë arsyetimin. Bazuar në arsyetimin kemi dy mundësi teorike: ose të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut ose në Gjykatën Kushtetuese menjëherë. ky vendim, gjëja e parë që bën është e shfuqizon efektshmërinë e vendimit të gjykatës kushtetuese”, tha avokati i Veliajt.

Kryebashkiaku Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Next Post
Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës -

Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In