• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Lartë bën bilancin: Në 8 muaj kemi shqyrtuar 2000 çështje, duhen edhe 3 anëtarë të tjerë në muajt e parë të 2021

by Ardit Rada
29/12/2020 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë me kompetenca të kryetarit, Sokol Sadushi ka dhënë një deklaratë për shtyp mbi ecurinë e institucionit dhe pritshmëritë e kërkesat përderisa deri më tani funksionon vetëm me 3 anëtarë.

Sipas Sadushit, në 8 muaj nga prilli deri në dhjetor GJykata e Lartë me vetëm 3 anëtarë ka mundur të shqyrtojë rreth 2 mijë çështje, jashtë pritshmërive të qytetarëve.

Sadushi thekson se në muajt e parë të 2021 kërkohet plotësimi me trupë të re i Gjykatës së Lartë.

DEKLARATA ZYRTARE

Ndodhem sot përballë jush, në këtë takim të fundvitit, me detyrimin dhe njëkohësisht dëshirën për të informuar opinionin publik mbi aktualitetin, por edhe për të përçuar besimin se pavarësisht numrit të kufizuar të gjyqtarëve, Gjykata e Lartë po e kryen funksionin e vet kushtetues. Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, krijohet besimi dhe jepet shpresa se situata po ndryshon.

Gjykata e Lartë gjendet prej muajsh nën presionin pozitiv të opinionit publik, vendas e ndërkombëtar, të palëve që kërkojnë dhënien e drejtësisë, të gjykatave dhe praktikantëve të së drejtës që orientohen për praktikën gjyqësore, por edhe të medias, të cilët presin funksionimin e saj të plotë. Transparenca në komunikim është me rëndësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënien e besimit të publikut tek gjyqësori, në përgjithësi dhe tek Gjykata e Lartë, në veçanti.

Sfidat kryesore të trupës së re gjyqësore, të emëruar në muajin Mars të këtij viti, ishin identifikimi i situatës, marrja e masave organizative procedurale, si dhe hartimi i një metodologjie, që do të ndihmonin në trajtimin efikas dhe cilësor të dosjeve të shumta që prisnin prej vitesh, duke mos ceduar nga objektivi strategjik i shndërrimit të Gjykatës së Lartë në modelin e një gjykate ligji, që konsolidon dhe nuk ç’orienton praktikën gjyqësore, me synim fitimin e legjitimitetit institucional dhe rritjen e besueshmërisë në publik.

Trupa e re me 3 gjyqtarë u përball me një ngarkesë prej 35,196 çështje gjyqësore të pashqyrtuara; me çështje të ardhura në Gjykatë në vitit 2010 e 2011 që prisnin shqyrtimin, të cilat ngarkoheshin, jo vetëm me detyrimin për t’u gjykuar sipas ligjit të kohës (i ndryshuar disa herë), por edhe me kompleksitetin e kthimit për rigjykim dhe mbajtjes së hapur të konflikteve të hershme mes palëve; me një numër të konsiderueshëm të vendimeve të formës së prerë të pezulluara që në vitin 2013; me vendime të prishura e të kthyera për rigjykim nga gjykatat e apelit; me një numër të lartë ankimesh të veçanta, por edhe me mjaft çështje të mbetura pezull prej vitesh, për shkak të ngritjes së mosmarrëveshjes së kompetencës nga gjykatat, apo të konflikteve juridiksionale etj.

Vështirësitë e trupës gjyqësore lidhen jo vetëm me mungesën e gjyqtarëve, por edhe me stafin e reduktuar të këshilltarëve ligjorë, të cilët ndihmojnë vendimmarrjen e Gjykatës. Përveç kësaj, trupa gjyqësore nisi punën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht në kohën kur të gjithë strukturat shtetërore pezulluan veprimtarinë e tyre, si pasojë e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Megjithatë, nëpërmjet angazhimit të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit të Gjykatës së Lartë, ashtu si edhe të mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë (Projektit “Justice for all” të USAID- si dhe EURALIUS) një pjesë e konsiderueshme e vështirësive të rifillimit të punës, u tejkaluan.

Rifunksionimi i Gjykatës së Lartë pas një periudhe 2 vjeçare dhe me një bazë të re kushtetuese dhe ligjore në kuadër të reformës në drejtësi të vitit 2016 kërkonte kryerjen e analizës dhe interpretimit të ligjit, me synim bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë, me të paktën tre gjyqtarë. U mbajtën qëndrime në disa vendime të rëndësishme (stare decisis), të cilat zgjidhën dilemat që kishin ekzistuar për përbërjen e trupit gjykues, për ligjin e zbatueshëm, për natyrën e dhomës së këshillimit, për formën e paraqitjes së rekurseve apo për gjobitjen e palëve për rekurse abuzive, për elementet përmbajtësor të vendimeve të pezullimit, për gjykimin përfundimtar të ankimeve të veçanta, për shmangien e konfondimit nga gjykatat në çështjet e juridiksionit ose të kompetencës, etj.

Trupa prej 3 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë, bazuar në një metodologji të qartë të hartuar prej tyre që me fillimin e detyrës, kishte si objektiv shqyrtimin sa më parë të çështjeve më të hershme dhe atyre urgjente. Rezultati i kësaj metodologjie është: për periudhën Prill-Dhjetor 2020 u shqyrtuan 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal.

Natyrisht, evadimi i afro 2,000 çështjeve nga tre gjyqtarë, për një periudhë 8 mujore, nuk është ajo që presin me padurim qytetarët nga Gjykata e Lartë, por sidoqoftë është një e dhënë tepër optimiste. Efekti i vendimmarrjes konseguente ka qenë jo vetëm orientimi i drejtë i praktikës gjyqësore në zbatimin e ligjit, por edhe uljen e numrit të rekurseve të reja që depozitohen, sipas kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor të gjykimit në Gjykatë të Lartë. Pavarësisht shkakut, është fakt që gjatë vitit 2020 janë depozituar në Gjykatën e Lartë më pak se gjysma e çështjeve që janë  regjistruar gjatë vitit 2019. Ky ritëm krejt i ndryshëm i veprimtarisë gjyqësore që evidentohet tek metodologjia e ndjekur, por edhe efektiviteti i punës së trupës gjyqësore ka krijuar tashmë bazën e nevojshme dhe mundësinë që pas formatimit të plotë të Gjykatës së Lartë, me 6 trupa gjykuese, numri vjetor i çështjeve të shqyrtuara të arrijë në afro 12,000 çështje. Ju sjellim në kujtesë që Gjykata e Lartë, në funksionimin e saj të plotë, ka shqyrtuar vetëm 4,413 vendime, në vitin 2017 dhe 2,330 vendime, në vitin 2018.

Krahas organizimit të ndryshëm të prirur drejt efektivitetit të veprimtarisë gjyqësore, një vlerë e shtuar në performancën e Gjykatës së Lartë, është edhe nisma e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Vlera e këtij projekti ka filluar ndërkohë të evidentohet, por do jetë më konkrete në muajt e parë të vitit 2021. Nëpërmjet këtij projekti është realizuar inventarizimi i 22,995 çështje (66% e të gjithë volumit të çështjeve në gjykatë), ku secila prej tyre është rishikuar fizikisht, është filtruar sipas 42 pikave të veçanta të të dhënave dhe është regjistruar në databazë. Nëpërmjet këtyre të dhënave, Gjykata ka krijuar plane individuale për veprim, për çështjet penale, civile dhe administrative, të cilat do t’i japin një eficencë në rritje veprimtarisë së saj gjyqësore.

Ky angazhim i përbashkët ka qenë qartësisht orientues për objektivat tona. Ato mund të përmblidhen kryesisht në këto çështje:

Plotësimi në muajt e parë të vitit 2021, me të paktën një trupë të re gjyqtarësh dhe, në vijimësi, formatimi i plotë i përbërjes së saj,

identifikimi i çështjeve ligjore me përmbajtje të njëjtë në lëndë që synon marrjen e vendimeve që unifikojnë praktikën gjyqësore,

miratimi së fundmi i modelit të strukturës së Gjykatës së Lartë, si dhe përshtatja e saj me nevojat e gjykimit që paraqiten nga realiteti i ri kushtetues dhe ligjor,

miratimi brenda tremujorit të parë të vitit 2021 të ndryshimeve të domosdoshme në legjislacionin procedural, të cilat e bëjnë më efektiv gjykimin në Gjykatën e Lartë,

finalizimi me sukses i emërimit të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

Realizimi sa më parë i këtyre objektivave dhe angazhimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve, të përfshirë në këtë proces, janë tregues të rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet.

Tiranë, më 29.12.2020/a.p

 

Next Post
“Po dolëm gjallë nga ky virus, do ngrohemi në diell se s’do kemi bukë të hamë”, Manjani: Rama nuk do ju ndihmojë

'Na çanë t*apin me shpikje dhe me kësi palaço ekspertë'/ Manjani lëshon gojën ndaj Kim dhe shefes së OMN: Të paktë të qepin ha**të se na...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com