Të premten, në orën 11, fillon mbledhja e Kuvendit të Kosovës në të cilin betimin si president i vendit do ta bëjë Hashim Thaçi.
Në këtë mbledhje solemne nuk do të marrin pjesë deputetët serbë të këtij Kuvendit të cilët, me kuorumin e bërë, mundësuan zgjedhjen e Thaçit president më 26 shkurt të këtij viti, ka thënë Marko Gjuriç, njoftojnë medie të Beogradit, transmeton Koha. net.
Ai ka shtuar se as ai, as kryetari dhe as kryeministri i Serbisë nuk kanë marrë fetës për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Thaçit president.