• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dëshmia/ “Nuk gjeti karikuesin e celularit”, si nisi konflikti mes gardistit e gruas

by A R
07/04/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autori i krimit në familje, gardisti Admir Dervishi, ka pranuar para hetuesve autorësinë e krimit, por në gjendje të rënduar psikologjike është shprehur i penduar, duke përsëritur frazën, “Nuk doja ta vrisja…”.
E megjithatë, ai ka shpjeguar rrethanat e krimit, duke pyetur herë pas here për shëndetin e gruas së tij, pasi dyshonte se ajo mund të ishte e plagosur dhe nuk kishte vdekur. Ai ka treguar se ka qenë një debat për arsye shumë banale mes tij dhe së shoqes, që as vetë nuk e ka parashikuar se mund të mbyllej në atë mënyrë.

Sipas dëshmisë së tij, duke qenë se po nxitonte për të shkuar në punë, pasi ishte me vonesë, është zënë me gruan për karikuesin e telefonit që ajo nuk po ia gjente. Më pas, në debat e sipër, i ka përmendur emrin e një personi mashkull, duke i thënë se mos ia kishte dhënë atij dhe pas këtij momenti, situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Teksa i bërtiste të shoqes në korridorin e apartamentit dhe ajo nga ana tjetër bënte të njëjtën gjë, për shkak se u ndje e fyer, 29-vjeçari ka nxjerrë nga brezi armën dhe ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur.

Megjithatë, ai ka pretenduar para hetuesve se ka menduar që e shoqja ishte e plagosur dhe herë pas here i ka pyetur për shëndetin e saj, deri sa i kanë konfirmuar se ajo ka vdekur.

DESHMIA

Në njoftimin zyrtar që Policia e Tiranës shpërndau dje për mediat, thuhet se krimi i djeshëm në familje ka ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve për arsye xhelozie. Ky motiv ka dalë edhe nga dëshmia që autori i arrestuar, Admir Dervishi, ka dhënë para hetuesve gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Në një gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë gjatë gjithë kohës, ai ka pranuar autorësinë e krimit, duke shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes.

“Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, ka nisur rrëfimin e tij në Polici gardisti Dervishi.

Më pas ai është shprehur se në debat e sipër, i ka thënë të shoqes edhe disa fjalë të pamenduara mirë. I ka përmendur emrin e një mashkulli, për të cilin kishin pasur debate edhe më parë, pasi ai ishte xheloz dhe nuk donte që e shoqja t’i fliste.

“I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në Polici.

Next Post

“Përse Sali Berisha shiti Ridvan Boden?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar

Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar

April 19, 2026
U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

April 19, 2026
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

April 19, 2026
Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

Shpërthen anëtari i PD Fushë-Krujë: Gara për kryetarin një farsë e shpifur, Noka dhunon e poshtëron demokratët

April 19, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Diaspora siç e paraqesim nuk ekziston

April 19, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Parashikimi i Spahiut: Salianji krijon parti të re me ‘rebelët’ e brendshëm të PD

April 19, 2026
Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

Dhëndri i Donald Trump nën hetim, i dyshuar për konflikt interesi mes biznesit me fondet saudite dhe rolit si negociator

April 19, 2026
Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

Vjosa Osmani takohet me këshilltarin e Donald Trump: Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë

April 19, 2026
Vance: Mirënjohës ndaj Papës që tha se nuk dëshiron të debatojë me Trumpin

Vance: Mirënjohës ndaj Papës që tha se nuk dëshiron të debatojë me Trumpin

April 19, 2026
Rritja e aktivitetit ekonomik dhe rritja e pagave/ BB dhe FMN vlerësojnë progresin e Shqipërisë

Rritja e aktivitetit ekonomik dhe rritja e pagave/ BB dhe FMN vlerësojnë progresin e Shqipërisë

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In