• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania del nga udhëkryqi, koalicioni gjen gjuhën

by Java News
21/01/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të zjarrta dhe përçarje. Partia Socialdemokrate gjermane luftoi gjatë me veten derisa vendosi për fillimin e bisedimeve të koalicionit me Unionin.

Konservatorët e përshëndetën rezultatin, por edhe paralajmëruan.

Pas një debati të zgjatur dhe pasigurisë deri në minutën e fundit, mund ta kuptoje gëzimin në fytyrat e krerëve demokratë pas rezultatit pozitiv të votimit me 56,4% për Po. 362 delegatë nga 642 gjithsej pranuan në Bonn fillimin e bisedimeve për një koalicion të ri me konservatorët. Kreu i socialdemokratëve, Martin Schulz u shpreh i lehtësuar pas miratimit të bisedimeve për koalicionin. “Jemi sigurisht të gjithë të lehtësuar”, tha ai për televizionin Phoenix.

 

“Do të përpiqemi pas këtij diskutimi të fortë (…) të bashkojmë partinë.” Schulz premtoi se do të dëgjojë zërin e kritikëve. Rëndësi ka që partia të ruajë unitetin.

Edhe kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil nuk e fsheh lehtësimin e tij. “Jam i lehtësuar. Dukej qartë se partia socialdemokrate luftonte me veten.” Politikani socialdemokrate theksoi se negociatat për koalicionin ishin “një punë goxha e vështirë”, tha Weil.

Në debatin paraprak gjatë ditës së dielë partia socialdemokrate u tregua mjaft e përçarë. Në fund megjithatë fitoi Po-ja mes 642 delegatëve që debatuan gjatë për mundësinë e koalicionit apo rigjenerimin në opozitë.

Reagime pozitive por edhe paralajmërime nga Unioni

Të menjëhershme ishin urimet nga partia konservatore, CDU. Zëvendëskryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, Julia Klöckner e përshëndeti rezultatin e kongresit të jashtëzakonshëm. “Urime për vendimin dhe gatishmërinë për t’i shërbyer vendit, SPD” shkroi ajo në twitter. Nërsa kryeministri konservator i landit të Hessenit, Volker Bouffier (CDU) u shpreh se tani duhet të fillojnë shpejt bisedimet për koalicion. Ajo që është e qartë, është se vlejnë rezultatet e bisedimeve paraprake dhe pikat kryesore nuk duhet të vihen më me pikëpyetje, tha ai .Zëvendëskryetari Thomas Strobl po ashtu paralajmëroi SPd nga pritshmëri të gabuara. “Për negociatat e mëtejshme vlen ajo që u ra dakord në bisedimet paraprake”, tha ai. Nuk do ketë kthime prapa, megjithëse SPD e ka këtë fantazi.

Ndërsa zëvendëskryetari i partisë liberale, Michael Theurer komentoi me ironi rezultatin e SPD-së. “Unioni do të bëjë disa kompromise të kalbura me qëllim që Merkeli të zgjidhet edhe njëherë kancelare.” Por sipas tij koalicioni i madh është i dështuar- Rezultati i ngushtë e tregon se është një koalicion i lëkundur, tha ai.

Miratim për Po-në socialdemokrate erdhi edhe nga Shoqata e Punëdhënësve Gjermanë, BDA. “Kemi nevojë për një qeveri funksionale”, u shpreh presidenti i BDA, Ingo Krämer.

Politikë e re për Europën

Më parë kreu i partisë socialdemokrate mbajti një fjalim, i cili nuk u shoqërua me duartrokitje të zjarrta. Ai theksoi se të paktën duhet të shohim mundësitë se çfarë çon tek përmirësimi i jetës së njerëzve në këtë vend dhe në Europë. Zgjedhjet e reja nuk janë rruga e duhur për SPD.

Po ashtu rigjenerimi, i shumëkërkuar nga SPD pas rezultatit katastrofik dhe pjesëmarrja në qeveri nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, tha Schulz. Schulz kërkoi që SPD të prezantohet më mirë në një koalicion qeverisës. Si projekt të rëndësishëm për SPD, Schulz paraqiti arsimin. Bëhet fjalë për modernizimin e shkollave, një arsim pa tarifa dhe të drejtat e fëmijëve në kushtetutë.

Martin Schulz kërkon një politikë të re për Europën dhe sheh aty mundësinë e pengimit të “valës djathtiste” në Europë. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nevojë për partner në Europë, ndryshe nuk përjashtohet që në vendin fqinj një ditë të qeverisin ekstremistët e djathtë, tha ai.

“Ne do të negociojmë deri sa të kuisë nga pala tjetër”

Drejtuesja e grupit parlamentar socialdemokrat, Andrea Nahles mbajti fjalim luftarak për të bindur delegatët e partisë së saj. Ajo premtoi negociata të ashpra. “Ne do të negociojmë deri sa të kuisë nga pala tjetër”, tha Nahles. Po qe se SPD-ja do të refuzojë në këtë pikë negociatat me koalicionin, qytetarët do thonë, a janë në vete këta, theksoi Nahles në fjalimin e saj.

Në debatin që parapriu votimin për hyrjen në bisedimet e koalicionit e morën fjalën si kundërshtarët edhe përkrahësit e idesë së koalicionit. Kevin Kühnert, drejtuesi i të rinjve socialdemokratë, dhe ideusi i fushatës për JO në një koalicion e Merkelin kërkoi një fillim të ri në opozitë.

Të përbashkëtat me Unionin janë konsumuar, tha ai. “Zigzaget e SPD-së që nga zgjedhjet kanë kushtuar besimin e votuesve”, theksoi drejtuesi i lëvizjes kundër koalicionit të madh.”Ne e bëjmë veten të vogël, ashtu si jemi prezantuar deri tani në qeveri.”(DW)

Next Post
“Lajmëroni ambulancën”/ Ulërima në kupë të qiellit, kush ishin dy vajzat që panë tmerr me sy (Video)

“Lajmëroni ambulancën”/ Ulërima në kupë të qiellit, kush ishin dy vajzat që panë tmerr me sy (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur (VIDEO)

October 29, 2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten

October 29, 2026
Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

Vatikani zbulon garazhin e shenjtë të papamobilave të përdorur që nga viti 1930

October 29, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In