• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Dashamirësit e Berishës s’do ta kuptojnë as vetë pse erdhën në Tiranë! Kuvendi i vetëm në PD, 18 dhjetori. Ish-kryeministri ka dy rrugë, parti të re ose…!

by Java News
29/11/2021 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se 18 dhjetori është Kuvendi i vetëm i PD-së ku mund të debatohet dhe partia të dalë më e bashkuar.

Në një intervistë për “News 24” ai thekson se 11 dhjetori është një tubim dashamirësish të Sali Berishës, të cilët në datën 12 nuk do ta kuptojnë as vetë pse erdhën në Tiranë.

“Është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Berisha, të vijë kushdo. Le të debatohet me tone të larta, aman të mblidhet një Kongres legal, i dalë nga institucionet e PD. Le të dalim të bashkuar nga aty. Por që kjo të ndodhë, do të duhet që mitingu i datës 11 të mos zhvillohet. Drama më e madhe për ata mbështetës të datës 11, është data 12. Çfarë do tu ofrojë në 12. Sepse Berisha e di shumë mirë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend illegal.

E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç legalitetit. Çështja është si do ta menaxhojë. Mundësitë janë dy. Ose do shkojë drejt një partie tjetër, dhe uroj që jo, sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë edhe për rata të z.Berishës. Ose ti thërrasë arsyet dhe njerëzit të kthehen te aksioni i përbashkët opozitar”, tha Gjekmarkaj.

Duke komentur lëvizjen e ish-kryeministrit Gjekmarkaj u shpreh se ajo është në kufijtë e klandestines dhe publikes dhe nuk është legale. Deputeti i PD u ndal edhe te raportet me LSI-në, duke thënë se kjo parti ka marrë shumë vota demokrate në zgjedhjet e vitit 2017.

“LSI në vitin 2017 ka marrë shumë vota demokratësh, dhe ku shkuan? Shkuan për të dobësuar PD-në dhe shkuan në qeveri me Ramën. Në 2017-ën, po kaq ka marrë vota të shumta demokratësh. Mënyra se si funksionoi aleanca parazgjedhore me LSI-në nuk ka qenë e duhura. Mosgjetja e gjuhës dhe dalja me një listë të vetme, ku thuhet se PD ka ofruar disa vende për listë të përbashkët, ka ndikuar në frutet e 25 prillit.

Në Shqipëri lidershipi kërkon të mitizohet, ti këndohen këngë me çifteli apo polifonike siç ndodh kohët e fundit. Duhet parë e kaluara që të ndërtojmë PD-në për 20 vitet e së ardhmes, që tu flasë elitave, ti flasë kohës dhe të jemi një shpresë për të ardhur në pushtet. Ajo duhet të shoh veten, aleancat mund të krijohen përsëri në një moment tjetër”, shprehet Gjekmarkaj./m.j

Next Post
‘La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri’/ 26-vjeçarja rrëfehet: Ai më la sapo mësoi që isha nënë! Burri i parë më vdiq, i dyti më dhunonte!

'La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri'/ 26-vjeçarja rrëfehet: Ai më la sapo mësoi që isha nënë! Burri i parë më vdiq, i dyti më dhunonte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In