• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri’/ 26-vjeçarja rrëfehet: Ai më la sapo mësoi që isha nënë! Burri i parë më vdiq, i dyti më dhunonte!

by Java News
29/11/2021 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri në Elbasan”, ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend…të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit, 26-vjeçares nga Durrësi, duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete. Aureta e kishte një arsye të fortë, ndihej e braktisur, nuk kishte asnjë mbështetje, dhe Lulzimi, i dashuri i saj, i kishte hapur dyert e shtëpisë, i dha dashurinë që i mungonte, por e braktisi sapo mësoi të vërtetën që Aureta i druhej t’ia thoshte, që ishte në prag divorci dhe nënë e 2 fëmijëve.

Në martesën e parë i vdiq burri, në  martesën e duroi dhunën për 7 vite, e ndërsa në lidhjen e tretë që kishte krijuar mori fund sepse Lulzim nuk e pranonte ashtu siç është. Sot në studion e Report Tv, në emisionin “Pa Gjurmë”, Aureta ka zbuluar historinë e saj të trishtë, të gjithë vështirësitë që ka kaluar e ku duket se jeta nuk është treguar aspak bujare me të.

Ajo ka zbuluar gjithçka, që nga momenti kur policia i shkoi në banesë, pas denoncimit të vëllait të saj,  te historia e njohjes me Lulzimin që mori fund, shumë shpejt.

“Ka ardhur policia në banesën e të dashur në orën 11:30, ka qenë ai dhe babai i ti dhe aty ka mësuar historinë që unë kisha 2 fëmijë. E prisja që do ishte policia, se më ka marrë më parë policia në telefon. E ka marrë atë, i tha që “jam në Shkodër” e gënjeu. I tha policia “është shoqja jote aty”. Pastaj mori vjehrri dhe pastaj më gjeti. Unë isha larguar me dëshirën time, aty mësoi që unë kisha 2 djem, unë doja t’ia thoja me kohën e vet, dhe pastaj ndoshta do e pranonte, por nuk ia thoja dot direkt.  Kur vinte qiraja, më duhet të merrja lekë. I bie në telefon, por jo. “Nuk të dua më tha”. Ai më dha unazën e fejesës. Ata ngelën të kënaqur, gjeja një ndihmë. Nuk është gjë e lehtë që të rrisë një nënë 2 fëmijë. Ai më tha unë “do vij nga Italia” dhe pastaj më tha “hajde në shtëpi”. Familja nuk donte që unë të vazhdoja një histori tjetër dhe e mbajta për veten time sekret, që të gjeja një mbështetje si të gjithë. Ai është tronditur kur e ka marrë vesh për 2 fëmijët e mi”, tha ajo.

Djalin e madh e ka nga martesa e parë. Ai nuk e ka njohur babanë pasi ai i vdiq kur Aureta ishte shtatzënë. Dashurinë e babait nuk e njohur kurrë, por fati e deshte që këtë ndjenjë të mos ta gjente as te njerku. Aureta rrëfen se burri i dytë e ka dhunuar, e ndërsa tregon se edhe për shkak të vështirësive ekonomike ai ishte objekt bulizmi nga shokët e klasës për mënyrën se si vishej, prandaj refuzon që të shkojë në shkollë. Mes këtyre halleve që i kanë rënë mbi supe, as familja e saj nuk e mbështeti.

“Djalit i thonë “pse të ka veshur mami kështu”, ai preket, qan, më shumë dhimbja hapet. Nuk po gjej mbështetjen e asnjërit,.  Nga martesa e dytë kam duruar dhunën 7 vjet. Nga martesa e parë më vdiq burri. Pastaj u martova, e kam pasur 2 vjeç e gjysmë dhe një pension 3 mijë lekë, pastaj ka nisur dhuna drejt mej, vjehrra më mbyllte derën dhe thoshte “s’ka bukë këtu për fëmijën tënd këtu”. Kam vëllezër askush nuk më ndihmon.

Nga martesa e dytë kam djalin,që është 4 vjeç. Nuk rrezikoj që të humbasë fëmijët, do kujdesem për fëmijët, djali i madh nuk shkon në shkollë, sepse më thotë “nuk kam si të vishet”, nuk mundet që t’ia blejë. Më dihet një punë që unë t’i rrisë ata. 17 vjeç jam martuar për herë të parë. Kam qenë shtatzënë kur bashkëshorti i parë vdiq, e kam vuajtur shumë, dhe pjesën e djalit, Erdhi në jetë djali, shkova te prindi dhe ata më martuan sërish, unë nuk kisha dëshirë një martesë tjetër se thashë që të rrisja pak djalin, jetoja në qytetin e Durrësit.

Ma rriste shumë djalin nga martesa e parë, thoshte “i jep djalit tënd, jo djalit tim”. Më thoshte “ha ai, nuk ha djali im”. Djali i kuptonte gjërat, ka qenë gati në klasë të dytë, më thoshte “nuk e dua djalin, çoje te prindërit”, por unë i thoja “po iku djali, do iki dhe unë”. Ngaqë i thashë që dua të ndahem, familja nuk më mbështeti. Punojë dy turne që të ushqeja fëmijët, tani jam pa punë. Nuk e di se si do ia bëj dhe kam 2 fëmijë që duan ushqim. Nuk mundem”, rrëfen ajo mes lotëve.

Pas këtyre që ka kaluar, sot ka marrë një vendim, do të përqendrohet vetëm te 2 fëmijët e saj të vegjël.

“E kam ndarë mendjen, do rris dy çunat e mi”, tha ajo, e ndërsa historia e saj e trajtuar në “Pa Gjurmë” ka prekur zemrat e shqiptarëve. Moderatorja, Odeta Dume dha lajmin e mirë se një mik i programit është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë, por ka zgjedhur që të mbetet anonim.

“Jam i gatshëm që të ndihmojë për hir të dy fëmijëve”, tha Odeta Dume./m.j

Next Post
“S’ka burrë ta shkundë Enverin”/ Deputeti i PS mbështetet nga kreu i PPSH në Shkodër. Nderon me grusht dhe vendos yllin e kuq: Bujar Çela…!

“S'ka burrë ta shkundë Enverin”/ Deputeti i PS mbështetet nga kreu i PPSH në Shkodër. Nderon me grusht dhe vendos yllin e kuq: Bujar Çela...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës, legalizuan si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore

Banesat pa certifikatë pronësie, Kadastra do shkojë “derë më derë”! Ja se si do kryhet procesi i verifikimit

September 10, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

September 10, 2026
Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

September 10, 2026
Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com