Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka reagua pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se dhuna si mjet politik nuk ka vend në Kosovë. Delawie i bën thirrje deputetëve që ta votojnë sot marrëveshjen.
Më herët tre deputetët e VV’së, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla dhe Sami Kurteshi hodhën në nisje të seancës parlamentare gaz lotsjellës./a.ç