Çmimet në bregdetin shqiptar janë kthyer në një debat mjaft i nxehtë ku një pjesë e mirë e qytetarëve i quajnë të papërballueshme. Por nëse për shqiptarët këto çmime janë të shtrenjta, për turistët e huaj Shqipëria është “parajsa” e vërtetë e pushimeve, dhe kjo edhe falë çmimeve të lira.
Gazetari i “Daily Mail”, Rick Stein, ka mbetur i mrekulluar nga linguinet me fruta deti që ka shijuar në Shqipëri. Ai thotë se i konsumoi ato në Vlorë. Për lexuesit e tij, ai ka sjellë recetën e kësaj mrekullie.