• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

by Os De
10/12/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni janë dy kandidatët e opozitës për Avokatin e Popullit. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i zbuloi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN dy emrat që PD mbështet për postin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se Endri Shabani nuk ka asnjë lidhje me PD-në dhe nuk mund të konsiderohet kandidaturë opozitare.

“Janë emrat që u është dhënë mbështetje nga PD kemi depozituar një shkresë. Shabani nuk ka lidhje me PD nuk është propozim i PD por ajo ka qenë fazë e pëlqimit për të shprehur kandidaturën para komisionit të ligjeve për këtë pozicion por kur janë mbledhur kandidatura zyrtare ne nuk mund të konsiderojmë Shabanin kandidaturë tonën, se nuk ka lidhje me PD e opozitën e bashkuar.   Ne kemi kandidatët tanë Adriana Kalanë, një zonjë e nderuar një ndër zërat më kritikë në luftën kundër korrupsionit, ka paditur çdo anëtar të kabinetit protestuar para SPAK çdo javë. Kemi Besim Ndregjonin, i cili për hir të së vërtetës është i vetmi zyrtar i shtetit shqiptar që kur ka patur një funksion shtetëror ka dhënë dorëheqjen për shkak të dhunimit të përndjekurve politikë. Përfaqëson shtresën e të përndjekurve dhe këto janë kandidatura të shkëlqyera”, deklaroi Këlliçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai nuk e fshehu pëlqimin për kandidaturën e Adriana Kalasë për Avokatin e Popullit, e cila sipas Këlliçit ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.

“44 javë protesta para Bashkisë Tiranë, për shkak të betejës publike dhe ndihmës ndaj padive të PD. Unë do i qëndroj vendimit të grupit parlamentar”, tha Këlliçi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Këlliçi akuzoi mazhorancën për manipulim teknik të procesit për të çuar para procesin me një kandidat të preferuar të saj.

“Do shohim nesër si do vijojë seanca. Ne kemi vullnetin e plotë për të mbështetur kandidaturat tona por nga ajo procedurë që është manipuluar teknikisht dhe janë përdorur teknikalitet për të çuar para procesin me një delfin të mazhorancës që është Endri Shabani, i propozuar e mbështetur nga mazhoranca. Endri Shabani nuk ka lidhje me PD e opozitën e bashkuar”, theksoi ai.

Next Post
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In