• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara me Mustafajn për Bashkinë e Tiranës/ Topi: Unë s’isha i preferuari i Berishës. Largimin e Bashës e parashikova 10 vite më parë

by Java News
23/03/2022 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një libër që rrëfen të gjitha betejat politike që janë bërë në Tiranë përgjatë ekzistencës së saj të sjella nga Bamir Topi, ish presidenti ndërthur edhe ato beteja të cilat i ka parë dhe përjetuar vetë.

Në librin e tij “Betejat e humbura të Tiranës”, Topi sjell të vërtetat e tij nga këndvështrimi si ish kryetar i shtetit.

Në një intervistë për ‘Repolitix’ në Report Tv, Bamir Topi foli për një nga këto beteja të zhvilluar brenda PD, konkretisht për zgjedhjen e kandidatit të PD për kryetar të Bashkisë Tiranë në vitin 2000.

Topi rrëfen se në garë ishte ai dhe Besnik Mustafaj dhe dolën në balotazh, por Berisha doli dhe tha në media se fitorja e partë ishte arritur duke bërë një lapsus të rëndë.

Kjo la të kuptohet se i preferuari i tij nuk ishte Bamir Topi dhe se ishte ai që i vendoste kush do zgjidhje dhe jo gara brenda PD. Kjo ka qenë edhe krisja e tyre e parë.

“Dikush në PD bëhet fjalë për vitin 2000 pasi u zhvillua një garë e brendshme brenda PD dhe kaloi në balotazh, të nesërmen e asaj beteje elektorale brenda PD, pa dashur dikush drejtues i PD i thotë njerëzve që dje kishim një garë elektorale brenda nesh ju njoftoj me gëzim që betejën e parë e fituam, tani kemi betejën me kundërshtarin politik.

Kjo është një deklaratë e dalë nga subkoshienca, pasi ai  ishte lapsus shumë i fortë, sepse ai duhet të demonstronte se kujt i takonte. Bëhet fjalë për nxjerrjen e kandidatit zyrtar  të PD për Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku personi tjetër në garë isha unë. Përballë Besnik Mustafaj isha unë.

Ai që unë kisha përballë mbetet miku im, nuk kam asgjë me të, por me liderin e PD Berisha të asaj kohë që bëri një prononcim dhe lapsus të panevojshëm që nënkuptonte një gjë tjetër”, tha Bamir Topi.

Lidhur me dorëheqjen e Lulzim Bashës, Topi tha se ai  e kishte parashikuara që 10 vite më parë se do të largohej nga PD pa asnjë trofe. Ndërsa për kryetar të ardhshme të PD ai shikon Berishën duke shtuar se nëse nuk garon vetë do të zgjedhë një besnik të tij që të punojë në urdhrat e tij duke krijuar skenarin  “Luli 2”

“Berisha e ka kuptuar që duke u rikthyer me një lloj dhe erdhi deri ne këtë fitore që mori në Shkodër. Tani ky do të jetë interlokutor institucionale i PD qoftë edhe në opozitë që e bën me faktorin ndërkombëtarë. Se si do jetë reagimi i tyre është tjetër gjë. Mund të jetë edhe karta që ky luan fortë që do jem unë kandidat për PD dhe në finish pasi ta ketë spastruar kupolën e PD nga njerëzit e Bashës do të vendos njerëzit e tij besnik të punojë për dikë që është nën vendimmarrjen e tij dhe do bëjë skemën “Luli 2″.

Kur Basha erdhi në krye të PD kam deklaruar se ka ardhur dhe do iki pa asnjë trofe dhe kjo u vërtetua. Ai ka ardhur në 2013 në një garë aspak të ndershme me të ndjerin Olldashi dhe iku pa asnjë trofe. Në bindjen time ai njeri ishte i prerë për të mos marë asnjë trofe. Ai është në bindjen tim aq i pabesueshëm sa edhe në këtë lloj lëvizje nuk besohet. Premisat janë që të mos besohet largimi i tij nga drejtimi i PD”, tha Topi.

Next Post
Alibeaj: Akuzat e Berishës ndaj Bashës të pavërteta, por secili ka kokën e vet mbi shpatulla

Kusht dorëheqja e Berishës? Alibeaj zbulon kush do të negociojë me “Foltoren”: Zgjidhja duhet të vijë mbi parimet thelbësore të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

May 29, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In