• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fytyra që i mungon opozitës

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Dritan Hila

Të shash opozitën , ose siç thuhet të bësh opozitën e opozitës, është ndër sportet më të preferuara në Shqipëri. Sidomos sot. Por nevoja e një analize ka të bëjë mbi të gjitha me cilësinë e qeverisjes së nesërme, që shqiptarët mos bien nga shiu në breshër. Ose në skenarin më të keq, të shtyjnë disa mandate me tandemin Rama-Meta.

Ashtu si çdo fushë në Shqipëri edhe analiza politike ka arritur fundin e saj. Ndryshe do të kishte dalë dikush dhe t’i thoshte Bashës se fryma që ai po përçon deri më sot, quhet sektarizëm. Në një parti konservatore siç pretendon se është, prapëseprapë kjo frymë është vrasëse dhe ndihmon pushtetin e sotëm të zgjasë mandatet e tij. Nëse ndonjë ditë Basha kërkon të vijë në pushtet, ai së pari duhet të korrigjojë sjelljen e tij. Dhe dita që ai do ta bëjë këtë, po afron. E vërteta është se ai deri më sot ka drejtuar një parti të formësuar nga Sali Berisha në frymë dhe grup parlamentar. Dhe ajo që shohim, nuk është një ekip i cili ngjall shpresë. Nëse mendohet se Ruli, Bode, Imami etj, janë në ditët e fundit, ata që po sponsorizohen nuk janë askushi. Të jesh emër i papërlyer mjafton për të qenë shenjt, por jo të marrësh frenat e shtetit. Pasi shteti përveçse ndershmëri, kërkon edhe eksperiencë. Aset të cilin nuk e ka asnjë nga talentet që mbajnë markën e Bashës. Mungojnë teknokratët e filtruar në politikë të cilët PD si një parti me eksperiencë në pushtet i ka me shumicë.

Po ashtu ajo që i mungon frontit opozitar është fryma. Mungon gjithpërfshirja, pikërisht përballë një pushteti i cili ngjan më refraktar se kurrë ndaj intelektualëve dhe teknicienëve të këtij vendi. Ne po asistojmë në shuarjen e kulturës, kur një tallje e madhe nga ana e qeverisë ishte dhënia e çmimit “Vrima” një libri pornografik tezgash. Ne kemi një kryeministër i cili ka alergji nga jeta akademike dhe ka përjashtuar nga ekzistenca shkenca të tilla si ekonominë, arkitekturën apo vetë kulturën, që mendon se e përfaqëson personalisht në fushën e arteve pamore, në letërsi apo edhe këngë. Kemi një pushtet i cili po tenton të sfumojë gazetarinë me krijimin e portaleve që ia kalojnë cdo muri ËC publike, duke e katandisur gazetarinë në duar rrugaçësh.

Sot ndjehen të përjashtuar grupmoshat nga 40 deri 60 vjeçare që janë edhe ato me formim më komplet dhe solid.

E megjithatë Lulzim Basha nuk duket se i qaset këtyre aseteve, duke e kufizuar koalicionin në disa emra qesharakë partish dhe individësh pa peshë.

Opozitës në pragzgjedhjet e 2017-ës, i mungon diferenca në politikat që do të ofrojë. Askujt nuk i bën përshtypje, ose për të qenë më të saktë askush nuk e lëshon divanin e shtëpisë që të votojë për të zëvendësuar Saimir Tahirin me Flamur Nokën, Ylli Manjanin me Ed Halimin, e kështu me rradhë. Askujt nuk i bën përshtypje dhe nuk prish rehatin e vet pse disa demokratë mendojnë që këta që janë vjedhin shumë, ndërsa ata që ikën dhe duan të vijnë prapë se vidhnin më me lezet. Për shtresën e elaboruar të qyteteve, e cila është edhe ajo që bën diferencën, të dyja palët janë hajdutë.

Denoncimet e korrupsionit të majtë nga gojë që deri dje ishin të akuzuara për vjedhje, shpërfillje të rregullave e ligjeve, arrogancë njerëzore, nuk nxisin askënd në revoltë. Demokratët deri më sot, 3 vjet nga largimi nga pushteti ngjan se e besojnë edhe vetë që humbën se u blenë votat, ikën ngase shqiptarët nuk i kuptuan; ende sot nuk kanë bërë autokritikë për gabimet e tyre dhe ajo që është më e keqe nuk kanë asnjë ide sesi do të qeverisin ndryshe.

200 mijë të ikur në emigracion brenda një viti, nuk janë shenjë e keqqeverisjes së Ramës, por shenjë e mungesës së shpresë që duhet të sjellë opozita. Nëse nuk kuptojnë këtë, por shpresojnë se një ditë shqiptarët do të mërziten dhe do të përzenë Ramën, mund të zhgënjehen. Sepse mund të ndodhë që Rama dhe Meta e bejnë kryeministërllëkun me rotacion, çka padyshim është jo demokratike. Por do të mjaftojë që Lulzim Bashës t’i nxjerrë thinjat në opozitë./dritare.net

Next Post
Jo, Shqipëria nuk është Kolumbi !

Jo, Shqipëria nuk është Kolumbi !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

October 28, 2026
Drejt bujqësisë, 800 hektarë me shegë e avogado, 6.6 mln euro investim në Karavasta

Bujqësia me sytë nga Qeveria! Sektori që punëson qindra mijëra njerëz dhe me kontribut 17% në ekonomi, merr vetëm 1,6 % të buxhetit

October 28, 2026
Zbuten tonet, Reali i Madridit i kërkon ndjesë publike Kinës pas gafës së Mbappe: Respekt të thellë për popullin tuaj!

Zbuten tonet, Reali i Madridit i kërkon ndjesë publike Kinës pas gafës së Mbappe: Respekt të thellë për popullin tuaj!

October 28, 2026
Rritja e çmimit të banesave dhe qirave, mijëra qytetarë protestojnë para Parlamentit në Portugali!

Rritja e çmimit të banesave dhe qirave, mijëra qytetarë protestojnë para Parlamentit në Portugali!

October 28, 2026
Numërohen më shumë se gjysma e votave në Izrael, asnjëri bllok s’e arrin shumicën

Numërohen më shumë se gjysma e votave në Izrael, asnjëri bllok s’e arrin shumicën

October 28, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kurti kritika drejtësisë: Ka pasur lëshime, raporti i detajuar do publikohet nesër!

October 28, 2026
Trump lehtëson rregullat e metanit për industrinë amerikane të naftës dhe gazit: Të kushtueshme dhe të panevojshme

Trump lehtëson rregullat e metanit për industrinë amerikane të naftës dhe gazit: Të kushtueshme dhe të panevojshme

October 28, 2026
Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

Befasi me zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mund të ruajë pushtetin me aleanca të reja! Opozita reagon: Populli votoi ndryshimin!

October 28, 2026
Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

October 28, 2026
Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In