• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo, Shqipëria nuk është Kolumbi !

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ilir Yzeiri

Ligjërimi politik në Shqipëri është i mbushur nga akuzat e opozitës kundër qeverisë. Kjo është normale. Në çdo vend të botës perëndimore ndodh kështu. Zakonisht ligjërimet politike ndërtojnë një realitet të ndryshëm nga ai që përjetojnë të tjerët. Bota që ndërtohet me anë të gjuhës, pra me anë të rrëfimit, të akuzës, të gjykimit, të ofendimit, të sharjes, të mallkimit, etj është një realitet që prek ata që e ndërtojnë këtë botë dhe ata që e pësojnë këtë ligjërim, pra të destinuarit dhe publikun.

Opozita shqiptare e ka përqëndruar luftën politike në denoncimin e kultivimit të paligjshëm të hashashit dhe në akuzën mbi qeverinë duke shpallur se ajo, qeveria shqiptare, pra, nxit dhe përkrah mbjelljen kanabisit dhe bashkëpunon me trafikantët. Ky tekst që rrëfen opozita përsëritet veçanërisht në Parlament ditëve të enjte dhe artikulohet nëpër konferenca shtypi.

Nëse specialistët e komunikimit dhe të imazhit që mund të ndodhen në PD, do të hapnin ndonjë libër apo do të shqyrtonin ndonjë përvojë tjetër politike, do të duhej të zgjidhnin disa enigma që mbart me vete ky tekst i opozitës. Në fillim ata do të duhej të përcaktonin se cilit publik do t’ia rrëfenin këtë tekst ? Në rast se ata llogarisin vetëm militantët e tyre, atëhere ata janë në të drejtën e plotë që militantëve mund t’ju tregojnë edhe tekste më sureale se ky, sepse militantët kanë nevojë për propogandë jo për infomacion. Militantët e besojnë lehtë se nëse policia zbulon një parcelë hashashi dhe e shkatërron atë, atëhere, rrjedhimisht, sipas tekstit akuzues e propogandistik që mbështetet te perceptimi metonimik ku pjesa shënon të tërën, është e ligjshme që për çfarëdo gjëje që ndodh në vend të fajësoh qeverinë, në mënyrë që militantët të besojnë gjithmonë se forca e tyre politike është ajo që nuk gabon kurrë dhe jo vetëm kaq, por kuptimi i luftës politike për militantin nuk është dialogu, por asgjësimi dhe mundja e kundërshtarit.

Mirëpo gjatë shqiptimit të këtij teksti, gjatë aktit të komunikimit përballë folësit ndodhen dy personazhe, i destinuari, pra militantët dhe publiku. Tani militantët besojnë çdo gjë që thotë partia e tyre, publiku jo, nuk beson. Ai dëgjon dhe palën tjetër dhe u beson shifrave. Publiku ose opinioni gjithnjë e më shumë po i largohet PD-së dhe nuk e dëgjon më atë, sepse teksti që ajo ndërton është i ekzagjeruar, i pavërtetë në shumë raste dhe përmban jo fakte por akuza dhe fyerje. Publiku e di se PD-ja nuk është as prokurori as gjykatë dhe i lodhur nga ky tekst i kthen krahët asaj dhe e shpërblen pastaj siç e shpërbleu në Dibër.

PD-ja po harron se ligjërimi i saj dhe teksti që ajo u servir shqiptarëve është i neveritshëm dhe i pabesueshëm. PD-ja po shfaq profilin më të ulët intelektual në këta vjet tranzicion. Nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike të shfaqet kaq e mjerë në dialogun politik, të ketë kaq paaftësi intelektuale që të ndërtojë një tekst normal opozitar.

Vini re diçka ! Ben Blushi që është një deputet i elitës së PS-së ndërton një tekst opozitar të artikuluar me kulturë, me informacion, me fakte dhe bota që ai ndërton është një realitet i dëshiruar nga të gjithë, nga opozita, nga socialistët dhe nga ata pa asnjë pëlqim politik. Si ka mundësi që PD-ja t’ia besojë luftën politike një figure si Flamur Noka ?

Unë e mirëkuptoj mikun tim dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj për shumë të vërteta që ai thotë, por nuk mund ta mirëkuptoj kur ai deklaron se Lulëzim Basha ka rritje. Jo Besnik ! Lulëzim Basha po e tërheq PD-në dhe opozitën në humnerë dhe për faj të tij, por edhe për shkak të Berishës ne rrezikohemi të sundohemi nga qeveria e sotme dhe koalicioni i saj për një kohë shumë të gjatë.

I dashur Besnik, ti e di maksimën e famshme të Boileuax-së « Le style c’est l’homme meme ». Stili është njeriu vetë. Nëse Lulëzim Basha artikulon atë tekst që unë përmenda, kjo do të thotë se ai aq mund të bëjë, nuk bën dot më shumë. Por, ti Besnik, Eduard e plot të tjerë duhet ta ndalni dhe t’ju tregoni shqiptarëve një realitet tjetër, një botë tjetër. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të këqinj, por janë më të mirët e mundshëm. Të mos harrojmë reformën e thellë në energjitikë dhe detyrimin për të bërë shtet duke paguar energjinë elektrike, kontrollin e territorit dhe reformën në drejtësi. Këto tri reforma të thella një opozitë dinjitoze i njeh dhe bashkëpunon, pastaj nis betejën politike kundër kapjes së shtetit nga klientë të qeverisë si rasti i koncesioneve apo autoritarizmi dhe mungesa e një vizioni ekonomik të qartë. Nëse teksti juaj opozitar do të ndërtohej mbi këto argumente të jini të sigurtë se bashkëbiseduesit tuaj do të bëhen jo vetëm militantët e gjorë, por edhe publiku i gjerë që do ndryshim. Mirëpo që të bëni këtë, i dashuri miku im Besnik, ju duhet të ndërroni autorin ose autorët e atij teksti të shëmtuar që në servirni çdo natë. Shqipëria nuk është Kolumbi, por një vend i bukur që me shtatëqind mijë mundime po bëhet lider në Ballkan. Po bëhet jo për shkak të qeverisjes së mirë, por për shkak të lirisë që shqiptarët po e shfytëzojnë me dinjitet.

Next Post
Turpi i Shqipërisë në futboll kthen fërkimet Tiranë – Prishtinë

Turpi i Shqipërisë në futboll kthen fërkimet Tiranë - Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Pukë, sherri për tokën përfundon me tre të plagosur dhe arrestime

July 29, 2026
Xholi rrëfen në KLP çështjet e bujshme që ka hetuar: Nga vrasja e 6 policëve tek rrëmbimi i biznesmenëve

Adnan Xholi, kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dorëzon aplikimin në KLP

July 29, 2026
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

July 29, 2026
“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

July 29, 2026
Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

July 29, 2026
Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

July 29, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Ferri në kufirin kroat!

July 29, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve

July 29, 2026
Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

July 29, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Temperaturat e larta nxisin rastet me infarkte, mjekja: Mbi 50 vjeç grupmosha më e prekur

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com