• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave pranë Toledos!

by A. Q
28/10/2026 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën qendrore, pranë Toledos, ku dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur.

Dhjetëra persona dyshohet të kenë vdekur, me bilancin ende paraprak që flet për të paktën 64 viktima.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, në linjën Madrid-Sevilje, ku u përfshinë një tren i shpejtësisë së lartë i kompanisë shtetërore Renfe dhe një tjetër i kompanisë private Iryo. Disa vagonë dolën nga shinat dhe përfunduan në një skarpatë, ndërsa mbi 500 pasagjerë ndodheshin në të dy trenat. Dëshmitë e të mbijetuarve përshkruajnë skena të një katastrofe.

Një pasagjer tregoi se goditja ishte aq e fortë, sa njerëzit u rrëzuan dhe vagonët u përmbysën. Disa udhëtarë u detyruan të dilnin përmes dritareve për të shpëtuar.

Të plagosurit, që dyshohet të jenë me dhjetëra, u transportuan drejt spitaleve të zonës. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, u shpreh i shokuar nga tragjedia dhe tha se ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet.

Qarkullimi hekurudhor mes Madridit dhe Andaluzisë është pezulluar. Shkaqet e aksidentit mbeten nën hetim, por, sipas informacioneve paraprake, ai mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

 

Next Post
Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

October 28, 2026
Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

October 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

October 28, 2026
3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In