• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushatë ‘folklorike’? Rama ironi: Ju jetoni me Wagnerin e Shekspirin, ne kemi Noizy-n dhe muzikën popullore

by E S
06/05/2025 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Repolitix” të Denis Mingës në Report TV, tha se nuk e konsideron fushatën e tij folklorike. Me ironi, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit dhe analistit Mentor Kikia, i cili iu drejtua duke thënë se po bën një fushatë folklorike ku mblidhen, kërcejnë e dëgjojnë barcaleta.

Rama ironizoi duke thënë se ata “ju jeni njerëz që jetoni me Wagnerin dhe Shekspirin, ne të tjerët këto kemi Noizyn, muzikën popullore, qytetare korçare e shkodrane”.

Pjesë nga diskutimi:

Mentor Kikia: Ndërkohë keni shkruar që në BE shkohet vetëm me BE, pse jo me Arlind Qorrin…

Edi Rama: Me kë? Ku punon ti? T’i shpjegoj unë…

Mentor Kikia: Integrimi në BE nuk vendoset me votë në BE se do të kishim hyrë me kohë. Mund të jetë moment historik i artë por BE nuk është furgoni i Fushë Krujës se hajde se dy u mbush. Ke biletë a jo, i ke shkundur ose jo pantallonat, futuni se do nisemi. BE mund të jetë në momentin historik që të hapë dyert, por përmbyllja e kapitujve kërkon në mënyrë rigoroze plotësimin e të gjitha kritereve në çdo kapituj…

Edi Rama: Do ta bënte këtë vend një shtet që e ka arkitekturën e vet.

Mentor Kikia: Kur këto afate janë vendosur nga ata, pse e personalizoni se vetëm ju e çoni në BE. E treta, nëse në të vërtetë jeni të bindur se mbyllen negociatat në 2027 dhe në 2030 të jemi në BE, po sikur t’ju propozohet që të bëni një kontratë publike me shqiptarët që nëse kjo nuk ndodh në 2027 që ju jeni të gatshëm ta ndërprisni qeverisjen e këtij vendi?

Edi Rama: Këto afate nuk janë vendosur në mënyrë abstrakte. E para, këtë pjesën e fushtaës folklorike se kuptoj çfarë do me thënë. Më thuaj ça momentesh ka?

Denis Minga: Do t’i ndjesim se kam një kolazh të shkurtër?

Edi Rama: Çdo me thënë momente folklorike?

Denis Minga: Ai kërcimi me Noizyn, me ato plakët që kërcenin.

Edi Rama: Ju jeni sërë e lartë që dëgjoni Wagner. Jeni njerëz që jetoni me ëagnerin dhe Shekspirin. Ne të tjerët këto kemi Noizyn, muzikën popullore, qytetare korçare e shkodrane. Ju jeni me Wagnerin dhe Shekspirin… po ça domethënë kjo.

Next Post
Alizoti ia kthen Ramës: Bëri kërcënim! Do merrem me të se njerëzit e tij kanë varur njerëzit e mi

Alizoti ia kthen Ramës: Bëri kërcënim! Do merrem me të se njerëzit e tij kanë varur njerëzit e mi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

October 21, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

October 21, 2026
Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In