• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fushata që bëtë s’ka lidhje fare me realitetin”, Sejamini i tregon Nokës shkakun e humbjes së thellë

by A R
18/05/2023 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Neritan Sejamini u përplas ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” me deputetin e “Rithemelimit”, Flamur Noka, për shkakun e humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Ai deklaroi se opozita refuzoi thirrjet për të ndryshuar fushatën dhe nuk preku problemet e vërteta të vendit, duke mos prekur sistemin dhe regjimin, të cilin fajëson sot si vjedhës të votave të popullit opozitar.

Debati

Sejamini: Kam një këshillë për ju të PD-së. Mos kritikoni ata që ju kritikojnë. Nëse jemi në demokraci, unë kam, të drejtë të të kritikoj ty, por kjo s’do të thotë se unë jam armik i demokracisë dhe bashkëpunëtor i Edi Ramës. Duhet të bëheni më të hapur ndaj kritikave, sepse është në të mirën tuaj. Nuk fitohet simpatia e njerëzve duke i sulmuar njerëzit që ju kritikojnë.

Personalisht, gjatë gjithë fushatës i kam thënë z. Berisha se fushata që po bëni ju nuk përputhet me realitetin shqiptar. Ia thashë këtë edhe z. Meta. I thashë edhe z. Rama kur ishte këtu se ju keni një skemë të pastrimit të parave dhe të bashkëpunimit krim-media për të kontrolluar gjithë Shqipërinë. Jam lodhur duke e thënë këtë gjë dhe më vjen mirë që po vijmë në këtë pikë, sepse fushata që duhej të bënte opozita ishte pikërisht kjo lloj fushate, ku t’i shpjegonte qytetarëve shqiptarë këtë lloj situate të bashkëpunimit të krimit-medias-qeverisë-bizneseve që kontrollon çdo lloj hapësire demokratike dhe viktima e parë e këtij sistemi janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Po të shikosh në veri të Shqipërisë vetëm rezultatet e PSD-së nuk ke nevojë të flasësh fare. Një parti që nuk ekziston është forca kryesore në veriun e Shqipërisë.

Noka: Më brilanti është Tom Doshi. Më brilanti.

Sejamini: Tani kam një pyetje të thjeshtë: Çfarë lidhje ka autobusi falas me realitetin shqiptar, ndërsa përditë po dilni të thoni krimineli, mafia? Kjo studio ka qenë e vetmja që në kauzën për mbrojtjen e të drejtës së logos dhe vulës ne kemi qenë me ju haptazi. Kemi kritikuar palën tjetër në mënyrën më ekstreme.

Noka: Vota tregoi se ata e shuan atë sigël.

Sejamini: Ne i jemi lutur opozitës: ndrysho fushatën, prek problemet e vërteta që të të votojmë, prek sistemin, prek regjimin dhe ju nuk e keni bërë. Pse na e kërkoni ne këtë sot? Detyra juaj është që të ballafaqoheni me këtë sistem. Po të jenë zgjedhje të ndershme, thoni ju, pra po të jetë Suedi, ne fitojmë. Por ne nuk jemi Suedi. Prandaj duhet që partitë e opozitës të kenë strategji elektorale që i përputhet kësaj situate. Është detyra juaj që njerëzit t’u votojnë ju, t’i frymëzoni, të ofroni një alternativë të ndershme, të ofrojë një alternativë morale ndaj sistemit, që është i kriminalizuar, i kalbur, i korruptuar dhe mund ta rrëzojë vetëm një alternativë e ndershme, me njerëz të ndershëm. Fushata që ju bëtë s’ka lidhje fare me realitetin shqiptar, sidomos në Tiranë. S’ka lidhje fare, fare, fare.

Noka: Unë ju thashë shkurt dhe shqip. A kemi difekte ne? Plot, por sot ju, çdo gazetar, çdo analist duhet të ngrejë zërin dhe të ulërasë pse kjo qeveri ka vrarë zgjedhjet dhe shteti e krimi janë bashkë.

/a.r

Next Post
Non-grata nga SHBA/ “Të mos përfshijë PD-në”, Kadilli: Berisha të vazhdojë betejën nën emrin e vet!

Kadilli në 'Real Story': Ka anëtarë të 'Rithemelimit' që duan largimin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tiranë/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

July 8, 2026
Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

Rritet fluksi i turistëve në zonat malore, operatorët: Thethi dhe Lumi i Shalës, destinacionet më të kërkuara

July 8, 2026
VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

July 8, 2026
Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

July 8, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

July 8, 2026
Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

July 8, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

July 8, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

July 8, 2026
“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

July 8, 2026
Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In